• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ti je Goli?” Vrasësi i Çiçës i pasigurt për objektivin, pyeti 3 klientë të tjerë para krimit

by Java News
03/03/2017 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndoshta nuk ka qenë i sigurtë për objektivin e atentatit, i dyshuari për ekzekutimin e Elton Çiços, i cili u vra vitin e kaluar në një lokal pranë zonës së Bllokut në Tiranë.

Ti je “Goli”? Kështu i është drejtuar autori i vrasjes së Elton Çiços njërit prej tre personave që ishin në tavolinën në hyrje të lokalit “De Niro”, ku ndodhi ngjarja e rëndë. Burime pranë hetuesve të çështjes, bënë dje me dije se pas ekzekutivit të Çiços, janë marrë në pyetje tre persona, të cilët kanë qenë në tavolinën në hyrje të lokalit në zonën e ish-Bllokut, ku nga pamjet e kamerave filmike duket që autori i krimit ka pasur një komunikim të shkurtër me pjesëtarët e kësaj tavoline. Mësohet se nën cilësinë e dëshmitarit janë marrë personat me iniciale B.V., L.S dhe E.D.

Të tre këta persona kanë deklaruar para hetuesve, se autori i ngjarjes, para se të hynte në lokal i është drejtuar shtetasit E.D., duke e pyetur nëse quhej “Goli” ose “Koli”, fjalë që nuk janë fiksuar qartë nga këta persona. E.D. i është përgjigjur që nuk quhej ashtu siç artikulonte ai, por më pas autori i ngjarjes ka insistuar përsëri nëse ndonjë nga pjesëtarët e tavolinës quhej “Goli” (sipas tyre).

Në këtë moment ka ndërhyrë i pranishmi tjetër i tavolinës, shtetasi me iniciale B.V., i cili i ka thënë se në atë tavolinë nuk kishte asnjë person me atë emër. Pas përfundimit të kësaj bisede, tre personat e lartpërmendur kanë shpjeguar se autori ka hyrë brenda lokalit, dhe menjëherë kanë dëgjuar të shtëna arme. Po ashtu, ata kanë pohuar më tej se ky person (autori), ka dalë përsëri nga lokali dhe ka artikuluar fjalët që asnjë person të mos lëvizte, dhe e ka shoqëruar këtë fjali edhe me sharje. Të ndodhur në këto kushte, ata kanë deklaruar më pas se janë larguar për në banesat e tyre.

Masa për Renato Milloshin

Mesditën e djeshme, i akuzuari nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Çiços, Renato Milloshi, doli para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë të caktuar ndaj tij në mungesë. Gjykata e Tiranës vendosi ta lërë 37-vjeçarin në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve, pasi nga hetimet e prokurorisë ka prova të mjaftueshme që e fajësojnë atë në ngjarje. Ndryshe nga sa ka dëshmuar para oficerëve të policisë, Renato Milloshi ditën e djeshme ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se në momentin që ka ndodhur ngjarja ai ka qenë në banesën e tij, dhe se kjo gjë është mund të verifikohet mjaft mirë nëpërmjet tabulateve telefonike.

Për policinë, Milloshi është personi që ka çuar me makinë autorin e dyshuar të Çiços, Jani Alian (në kërkim) afër vendit ku ndodhi ngjarja, dhe se makina e përdorur për këtë gjë ka qenë në pronësi të Renatos. Ky i fundit, nuk e ka mohuar faktin se makina në fjalë ishte në emrin e tij, duke shpjeguar se tri ditë para se të vritej Eltoni, Jani Alia i kishte kërkuar që makinën ta regjistronte në emrin e tij. Ai ka treguar se ka shkuar te noteri vetëm sa për të firmosur, dhe se paratë i kishte paguar Jani Alia. “Makinën ia dorëzova Janit, nuk e di se kush ishte personi që e shiti. Unë vetëm sa firmosa. Tri ditë më pas dëgjova nga televizionet se ishte vrarë Elton Çiço, dhe më pas pashë se makina për të cilën unë firmosa ishte përdorur në ngjarje. Unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. Isha në banesën time. Nuk isha unë në timonin e makinës”, – tha Milloshi para togave të zeza.

Ai shpjegoi para gjykatës se me Jani Alian njiheshin që fëmijë, pasi janë rritur në Tepelenë. Renato Milloshi tregoi më tej, se prej disa vitesh nuk kishte pasur kontakte me Janin, pasi ai kishte hyrë në burg në Greqi, ku qëndroi 10 vite. “Pasi doli, jemi ritakuar, për shkak të miqësisë së vjetër që kishim. Jam takuar edhe me Eltonin”, – tha më tej Renato. Ky i fundit u vetëdorëzua pak ditë më parë në Policinë e Tiranës, pas 9 muajsh arrati. Ndërsa, përmes avokatit të tij, i dyshuari kërkoi nga gjykata masën e “arrestit në shtëpi me mbikëqyrje elektronike”, për shkak të problemeve të rënduara shëndetësore. Por, kjo kërkesë u refuzua nga gjykata, pasi prokuroria këmbënguli që ka prova që e implikojnë atë në krimin e ndodhur më 1 maj të vitit të shkuar./G.SH/a.m.

Next Post

Berisha poston fotomontazh dhe thotë se… (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

March 16, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

March 16, 2026
Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

March 16, 2026
Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

March 16, 2026
Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

March 16, 2026
Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

March 16, 2026
“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

March 16, 2026
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

March 16, 2026
“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In