• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“T’i japim edhe një mundësi”, zbardhet vendimi i Apelit për Berishën: Jemi para zgjedhjeve! Është lideri i opozitës

by A R
16/01/2025 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme e Apelit ka arsyetuar vendimin që e la me masën e sigurisë detyrim paraqitje kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gjykata thotë se janë marrë parasysh disa arsye që arritën në përfundimin se masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme.

“Duke marrë parasysh faktin se kërkuesi kishte një vit me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, faktin se moszbatimi i detyrimeve që lidheshin me masës e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” bazoheshin mbi një alibi për antikushtetuetshmërinë e kësaj mase, të rrezuar tashme nga Gjykata Kushtetuese, moshën dhe rrethana e tjera që kanë qenë në konsideratë të gjyqtarit të hetimeve paraprake, por të vlerësuara tashmë në raport me këto rrethana të tjera, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe kërkuesi është konsideruar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese si lideri i opozitës, ose kryetar i partisë kryesore opozitare,  u arrit në përfundimin që masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme”, sqaroi Gjykata.

Gjyqtari, i cili dha vendimin, ka arsyetuar ndër të tjera se me anë të arrestit të shtëpisë, Berisha ka shlyer në një farë mënyre pasojën e dhënë për shkak të moszbatimit të masës së mëparshme, që ishte detyrim paraqitje. Në këtë mënyrë ai i ka dhënë edhe një herë mundësinë Berishës që ta respektojë detyrimin që lidhet me masën e re të detyrimit të paraqitjes. Në rast, se kreu i PD nuk zbaton edhe këtë, sipas gjykatës, prokurorisë i lind e drejta të kërkojë sërish zëvendësimin me një masë sigurimi më të rëndë.

“Me anë të kësaj mase (“Arrest në shtëpi”) kërkuesi e ka shlyer në një farë mënyre pasojën e dhënë nga dispozitat ligjore për moszbatimin e masës së mëparshme të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, dhe për rrjedhojë kjo masë sigurimi duhej zëvendësuar, duke i’u dhënë edhe një herë mundësia kërkuesit që të respektojë detyrimet qe lidhet me masën e re të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. Ne rast se kërkuesi nuk do të zbatojë detyrimet që lidhen me masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, atëherë organi i akuzës do të ketë të drejtën të kërkojë serish zëvendësimin e kësaj mase sigurimi, me një masë sigurimi më të rëndë”, tha gjykata.

Kujtojmë që gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi më 3 Janar të këtij viti detyrim paraqitje dy herë në muaj për kreun e opozitës. Për këtë arsye, Berisha u paraqit të hënën e 6 Janarit në SPAK ku firmosi prezencën e tij.

Çështja në fjalë u ankimua nga Prokuroria e Posaçme pasi Gjykata e Shkallës së Parë e liroi Berishën pa i dhënë asnjë masë shtrënguese.

Kujtojmë se kryedemokrati Sali Berisha qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa e fitoi lirinë më 27 Nëntor 2024. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Next Post

Nga e premtja Kuvendi i kthehet punës, do shqyrtojë mandatin e Vullnet Sinajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

December 29, 2025
Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

December 29, 2025
Përplasje me Lavrov? Putin bën lëvizjen befasuese, emëron zv.ministrin e Mbrojtjes në Këshillin e Sigurisë

“Kievi u përpoq të bombardonte rezidencën e Putinit!” Reagimi i ashpër i Lavrov, akuza Ukrainës: Nuk e lëmë pa përgjigje

December 29, 2025
Fuga: Gazetarë, e morët vesh?! Presidenti e shpalli se do të japë dorëheqjen

“Demonstrata e ujit” në Vlorë, si demonstrata e bukës e lidhur me emrin e Koçi Bakos

December 29, 2025
Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

December 29, 2025
VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

December 29, 2025
Tragjedi në familje, vëlla dhe motër gjenden të vdekur në banesë/ Dyshohet se u asfiksuan nga…

Tragjedi në familje, vëlla dhe motër gjenden të vdekur në banesë/ Dyshohet se u asfiksuan nga…

December 29, 2025
Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e Ri”, peshkatari: E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama!

Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e Ri”, peshkatari: E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama!

December 29, 2025
FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve! Nisen drejt spitalit me urgjencë..

FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve! Nisen drejt spitalit me urgjencë..

December 29, 2025
Do të punojnë 4 orë më shumë në ditë, Qeveria miraton vendimin për pagesat e policëve, si do të kompensohen efektivët

Ndryshimet në Policinë e Shtetit, emrat e drejtuesve të rinj në disa komisariate të vendit

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com