• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

T’i hysh detit të pensioneve me këmbë

by Fatos Çoçoli
07/02/2025 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Pardje u zhvillua në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare për Reformën në Sistemin e Pensioneve në Shqipëri. Banka Botërore është një institucion ndërkombëtar, që ka këshilluar dhe mbikëqyrur reformën e pensioneve në 121 vende të botes në 60 vitet e fundit. Ka eksperiencë të jashtëzakonshme të mbledhur, sidomos nga dështimet e dhjetëra e dhjetëra skemave të pensioneve publike e private, kudo në botë. Sepse, për fat të keq, historia na tregon se një në tri skema të provuara pensionesh nga 137 qeveri të ndryshme po në botë, ka dështuar “me sukses”. Prandaj dhe Banka Botërore thekson tri urdhëresa-parime në këtë proces.

Urdhëresa e parë të thotë: Mos rregullo një skemë që nuk funksionon, por provo diçka të re. Dhe anasjellas, mos provo diçka të re, kur një skemë funksionon. Urdhëresa e dytë është të zgjedhësh mes dhimbjes afatshkurtër dhe dhimbjes afatgjatë, se reformë pa dhimbje nuk ka. Urdhëresa e tretë ka të bëjë me faktin se reformimi i skemës së pensioneve është maratonë, nuk është vrap i shpejtë, sprint. Qeveria po provon t’i zbatojë në praktikë të tria parimet-urdhëresa të Bankës Botërore. I ka hyrë detit në këmbë dhe është e ndërgjegjshme për këtë. Në tetor 2024, kryeministri ndërmori një tur nëpër Shqipëri, me një pjesë të mirë të qeverisë, për të shpjeguar sfidën e qeverisjes së tij me pensionistët.

Reforma e re në pensione do të shpallet së shpejti. Pensioni minimal nga 100 mijë lekë të vjetra në muaj do të kalojë në 150 mijë lekë të vjetra në muaj. Kuptohet, nuk do të rritet që tani në shkurt 2025, por do të ndodhë shpejt. Po sa shpejt? Shifra 269 milionë euro e tri shpërblimeve të shumëfishuara dhjetor 2024, mars 2025 dhe dhjetor 2025, paraqitet gati dy herë më shumë se shifra 137 milionë euro, dhënë si shpërblime fundviti në pesë vitet 2019-2023. Pardje në konferencë, kryeministri u zotua të rrisë më shumë përfshirjen e pensionistëve në shpërndarjen e fryteve të rritjes ekonomike. Cilësoi së rekomandimet e konferencës do të shërbenin për të projektuar si duhet reformën e dytë të pensioneve. Të shohim. Reforma e vitit 2014 që nisi të zbatohej nga janari 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vite, deri në vitin 2032, si dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032. Kjo reformë tashmë është e tejkaluar në kohë dhe qasja duhet ndryshuar rrënjësisht.

Reforma e re do të sjellë ndryshime në llogaritjen e pensionit minimal dhe pensionit social, të cilët tani janë në nivele të njëjta. Pensioni minimal do të rritet me 50 për qind, duke u bërë 15,000 lekë të reja në muaj dhe do të shkëputet nga pensioni social, i cili jepet kryesisht në fshat, për të mos lënë jashtë skemës së pensioneve asnjë qytetar të vendit. Planifikohet të ndryshohet me ulje edhe numri i viteve të punës për pensionin minimal dhe pensionin e plotë, duke rritur efektivisht një pjesë të pensioneve, pasi më shumë pensionistë tek ne do të gëzojnë pension të plotë. Deri tani, me reformën që kemi, numri i pensionis tëve me pension të pjesshëm është rritur frikshëm në dhjetë vitet e fundit, nga 28 për qind e totalit në 50.5 për qind. Vitin e kaluar dhe në këtë vit, qeveria ka parë mundësinë e një rritjeje të diferencuar për pensionet e ulëta dhe për pensionet e larta, duke favorizuar të parat.

Deri tani, kjo është bërë me dy shpërblimet për pensionistët, atë të dhënë në dhjetor 2024 dhe atë që do të jepet, duke nisur nga 1 marsi 2025. Nuk përjashtohet mundësia që i njëjti trajtim i diferencuar në shpërblim të bëhet edhe në shpërblimin e dhjetorit 2025, me të paktën 105 milionë euro për t’u shpërndarë si shpërblime për të 730 mijë pensionistët në atë muaj. Në bazë të punës së bërë deri tani nga grupi i ekspertëve të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Ekonomisë, reforma e dytë e pensioneve është pothuajse gati. Ajo mund të deklarohet edhe në mars apo prill të këtij viti. Do të përbëjë një shpresë dhe ndryshim të madh, por do të dojë të paktën 5-7 vite, që të rrisë ndjeshëm pensionet. Në garë me këtë kohë, qeveria po përpiqet të shtojë sadopak pensionet përmes shpërblimeve. Ndoshta mund të jetë një fillim i mbarë për një mundim gati si i Sizifit (personazhit të mitologjisë greke, që ngjiste një gur të madh në mal dhe guri i rrokullisej prapë poshtë), i kalimit të detit me këmbë, për një pension dinjitoz. Por është i vetmi fillim që mund të meritojë fjalën tonë popullore: fillimi i mbarë, gjysma e punës.

 

Next Post
Rama-shqiptarëve: Mos e digjni votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër apo në mangallët e partiçkave të reja

Shqipëria, organizatore e Euro U-21, Rama: Mikpresim finalen në Air Albania Stadium

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In