• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“T’i heqim targat e përkohshme”/ Kurti për tensionet në veri: I vetmi person që do incidente është Vuçiç

by Java News
22/09/2021 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i heqin targat e përkohshme të automjeteve si pjesë e zgjidhjes së situatës së krijuar ditëve të fundit në veriun e Kosovës, pasi autoritetet në Prishtinë filluan së zbatuari, siç thanë, reciprocitetin në çështjen e targave të automjeteve.

“Oferta jonë publike besoj që është tejet praktike përveçse gjeneroze e kjo është le t’i heqin tabelat e përkohshme edhe Serbia edhe Kosova dhe në këtë mënyrë që qytetarët le të qarkullojnë sa më shumë e më sa më pak vonesa”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë, të mërkurën (22 shtator).

“Ne besojmë që Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen takimet dhe bisedimet dhe natyrisht që siç gjithmonë jemi të gatshëm, të hapur e të interesuar sepse është interesi i qytetarëve për një gjë të tillë. Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë”, tha Kurti.

Çështja e targave është e rregulluar me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes midis Kosovës dhe Serbisë, e cila është arritur në vitin 2011 në Bruksel.

Në këtë marrëveshje ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të zbatuar masa reciprociteti ndaj automjeteve me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, ka nxitur protesta të banorëve serbë në veri të Kosovës dhe reagime të ashpra të Beogradit zyrtar.

Përfaqësues të Serbisë thonë se Kosova, me këtë veprim, ka shkelur dispozita të Marrëveshjes së Brukselit, të cilën dy vendet e kanë arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në Prishtinë thonë se janë duke vepruar në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

Deri më tani, qytetarët e Kosovës me targa RKS (Republika e Kosovës), kur kanë hyrë në Serbi, kanë paguar rreth pesë euro për targa të përkohshme, që janë të vlefshme për 60 ditë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 20 shtator se Prishtina zyrtare nuk ka dashur të vendosë masa reciprociteti, por nuk ka pasur zgjidhje tjetër, për shkak të qëndrimeve të Beogradit zyrtar.

g.kosovari

Next Post
Hapet Festivali i 11-të Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit

Hapet Festivali i 11-të Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

April 1, 2026
“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In