Një nga organizatorët e protestës së PD, Eno Bozdo ka komentuar deklaratën e Bashës për të “thyer xhamat apo për të çarë gomat’ si një metaforë për të treguar rezistencë.
I ftuar në emizionin ’45 minuta’ të gazetarit Denis Minga, Bozdo u shpreh se kjo deklaratë ka ardhur si pasojë e pushimit nga puna të një kryefamiljari, vajza e së cilit ishte pjesë e protestës. Për Bozdon një shprehje e tillë, është një formë që zgjodhi Basha për t’u bërë thirrje qytetarëve që të mos durojnë padrejtësitë por të reagojnë.
“Unë do të thoja që më shumë se deklaratë siç u perceptuar në disa media është një mënyrë për të treguar rezistencë. Ideja ka qenë: Kjo ngrihuni dhe mos duroni më padrejtësitë. Reagoni në të gjitha mënyrat e nevojshme. Një pushtet kriminal nuk mund t’ju marr më për fund. Kjo deklaratë nuk është një thirrje për dhunë. Bashën e provokoi nga puna pushimi i një kryefamiljari, vajza e të cilit ishte aty për të bërë këtë deklaratë”, tha Bozdo.
Gjithashtu përsa i përket akuzave nga kryeministri Rama sipas të cilit qëllimi i kësaj proteste është bllokimi i Vettingut, Bozdo u shpreh se nuk është aspak e vërtetë dhe se grupi parlamentar i PD do të mblidhet javës tjetër për të marrë një vendim.
“Duhet të vijë ora dhe të më thoni pse nuk e bëni. Prisni 1 javë dhe pyesni pas një jave, atëherë do të ketë një vendim”, tha në emisionin ‘45 minuta’ Eno Bozdo.
Protesta e Partisë Demokratike përballë kryeministrisë vijon prej 7 ditësh, dhe Eno Bozdo, një prej organizatorëve të saj, deklaroi se ajo do të vazhdojë, por për momentin do të përqendrohet tek ‘Çadra e Lirisë’ dhe se nuk ka një organizim për ta shpërndarë atë në rrethe.
Intervista e plotë
Deklarata e kreut të PD për thirrje për dhunë, pse pikërisht sot?
Unë do të thoja që më shumë se deklaratë siç u perceptuar në disa media është një mënyrë për të treguar rezistencë. Ideja ka qenë: Kjo ngrihuni dhe mos duroni më padrejtësitë. Reagoni në të gjitha mënyrat e nevojshme. Një pushtet kriminal nuk mund t’ju marr më për fund. Kjo deklaratë nuk është një thirrje për dhunë. Bashën e provokoi nga puna pushimi i një kryefamiljari, vajza e të cilit ishte aty për të bërë këtë deklaratë.
Gëllçi ka reaguar ka thënë që nuk është pushuar…
Nuk më intereson se çfarë ka thënë ai. A mund që pa kaluar 10 minuta të pushohen pa të keq njerëz që kanë dhënë një kontribut kaq të madh për vendin. Ka pasur shumë herë pushime politike, jam i vetëdijshëm, por kurrë për shenjë hakmarrjeje. Kjo është dhuna më e errët.
A ka rrezikuar Basha me këtë që ka thënë sot?
Ju e dini çfarë profili përfaqëson Basha. Kjo çështje kërkon patjetër qëndresën e qytetarëve. Protesta në thelb është mosdakortësi e gjithë qytetarëve e thirrur nga PD. Droga, krimi në përmasa të papranueshme. Kjo është protesta. Nuk mund të luhet me fatet e njerëzve. Kërkohet që të reagojnë njerëzit.
Duke çarë goma?
Nëse do merruni me fjalën merruni, unë shikojë retorikën, në shenjë protestë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në 25 vite kjo hakmarrje e verbër vetëm pse je pjesë e protestës së PD. Jo çdo njeri i lirë i këtij vendi, që kërkon qeveri teknike të pushohet nga puna. Çdo ditë kërcet një skandal, dhe këtu disa merren me fjalët e Bashës.
Ju nuk mendoni se një militant i flaktë i juaji mund të reagojë kaq ashpër ndaj një militanti të PS?
Basha foli jo për militantët. Gëllçi ka për detyrë të drejtoj TVSH jo të pushojë nga puna një person që merr pjesë në protestë. Kjo është një thirrje e hapur për të rezistuar. Është metaforë jo dhunë. Jo pak lider kanë bërë thirrje të tilla. Rama për 21 janarin tha “mbi të vdekur do të shkelim”, kjo është thirrje për dhunë. Në kontekstin e protestës ku vëzhgohen të gjithë ato që hynë në protestë. Që të kërkohet që droga të ç’rrënjoset, të largohet krimi është një e drejtë. Nëse jeni pakëz patriot duhet të ngriheni të gjithë shqiptarët.
Do të dëgjojmë shpesh nga kjo lloj gjuhe?
Tre personalitete të artit ishin aty, meqenëse ju ka mbetur mendja thirrja e Bashës, nëse do të ishte ndryshe nuk do të merrnin pjesë këto personalitete, por ata e kanë kuptuar si duhet. Ky vend po vazhdoi me këtë ritëm është i destinuar të bjerë. Në 90 kemi qenë më të varfër por s’ka qenë kurrë vendi në këtë çështje. Gjuha e tij mund t’ju duket dikujt edhe e fortë, por të bësh thirrje për rezistencë është e drejtë e çdokujt. Nuk është PD kundër PS, por PD dhe qytetarët përballë krimit, drogës.
Mund të bëjmë krahasimin me çadrat e PS….
Personalitet do të jenë pjesë e “çadrës së lirisë”,është një kauzë qytetare.
Sot ka pasur forca të reja të FNSH…
Nuk ka shtim të FNSH.
Është protestë me dy komponentë, me tubim dhe pastaj duke u përshkallëzuar. Si do të vazhdojë, do të ketë risi?
Çdo ditë është risi, risi ishte ardhja e naftëtarëve me kërkesën e tyre, ajo e studentëve. Risi për mua është çdo ditë kur kam takuar rreth 10-15 të majtë në ditë që më thonë mos u tërhiqni nga kjo çështje. Kjo është inkurajim.
Sa do të zgjasë?
Çadra nuk qëllim në vetvete, por që do të garantojë që zgjedhjet nuk do të vidhen votat, krijimi i një qeverie teknike.
PS kërkoi një e drejtë dhe nuk ia dhatë këtë të drejtë….
Mos të barazojmë kauzat, “hapja e kutive” nuk është e njëjta me kërkesën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ishte një paralele që nuk ekziston. Sot OSBE, raporti më i keq është i zgjedhjeve vendore. Krimi në 2009 ishte thënë në mes, për sa kohë kanabisi nuk bënte kërdinë, kriminelët nuk lirohen çdo ditë nga burgu. Zgjedhjet në Dibër. Rama luan me kriminel dhe para ne luajmë me kandidatë. Nuk është matje, nuk ka krahasim. Të kërkosh zgjedhje të lira dhe të ndershme është normale. Me qeveri teknike.
Pse qeveri teknike?
I heq spinën Edi Ramës, shkëputje e qeverisë me krimin krijon mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Lidhjet me krimit ia faturoni Tahirit, pse nuk kërkoni largimin e tij por dorëheqjen e Ramës?
Nuk jemi vetëm ne, ish- ministri i drejtësisë e ka artikuluar qartë lidhjen e Tahirit me kanabisin dhe drogën. Nuk është PD që akuzon Tahirin. Kur Rama ka një vullnet të fortë për të mbrojtur Tahirin tregon që ai vepron me urdhra të Ramës, në këto kushte përbën non sens. Më parë kërkonim largimin e Tahirit, sot ndryshon. Edhe agjencitë e huaja i thonë hiqni Tahirin se është i lidhur me krimin. Kjo nuk është zgjidhur. Kjo tregon që nuk kemi më thjesht një Saimir, por pas tij qëndron Rama.
Dërgoni deputetët për ngritjen e Komisione të Vettingut, pse nuk e bëni?
Duhet të vijë ora dhe të më thoni pse nuk e bëni. Prisni 1 javë dhe pyesni pas një jave. Historia e Vettingut është qesharake. Ç’lidhje ka kjo protestë me Vettingun.
Më intereson Reforma në Drejtësi… hiqjani alibinë Ramës.
Një kryeministër që nuk ka guxim të shkarkojë Rroshin dhe papritur iluminohet dhe i thotë PD për Vettingun, është për të qarë dhe qeshur. Rama mbron gjithë kriminelët, 19 që i ka aty brenda papritur ai i kërkon opozitës se ka hallin e madh të opozitës. Ky kryeministër nuk ka lidhje me Vettingun, e përdor këtë ligj si argument kur nuk ka asgjë për të thënë.
Hahn u shpreh me shumë keqardhje për Vettingut, SHBA gjithashtu, shkoni në kuvend dhe mbani përgjegjësitë tuaja kanë qenë deklarata e tyre…
Edhe ne jemi në një pozitës që s’do t’ia uronim një opozitë. Plotësisht dakord me ato deklarata. Por nuk është ky rasti i PD, nuk ka vendim nga PD për të mos shkuar në parlament. Aty ne e kemi shpallur parlament. Parlamenti është tek “Çadra e Lirisë”. Ne e kemi bojkotuar dhe jo braktisur parlamentin.
Ka sinjal që mund të shkojë deputetët?
Ky është një vendimmarrje e grupit politik. Prisni se çfarë do të ndodh. Unë jam politikan dhe jo analist.
6 deputet kanë thënë nuk shkojnë…
Ndoshta marrin vendim që të mos shkojnë, nuk e them unë dot.
A ka ashpërsi me ndërkombëtarët?
Jo absolutisht.
Nuk ka asnjë negociatë me ambasadorët?
Kur negocimi del në sipërfaqe nuk është negociatë. Gjithmonë ka negociata nga faktorët ndërkombëtarë. Ajo çadër nuk është më çadër e PD, por e qytetarë.
Do ketë protestë tjetër?
Besoj se po. Por nuk e di në cilën datë.
Si arrihet qeveria teknike?
Me negociata?
Pse nuk kërkoni negociata me Ramën?
Palët duhet të afrohen, por është e sigurt që vetëm me qeveri teknike sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Pati tentativë për të tërhequr LSI, thirrja e Berishës. Më pas Meta taki Ramën. Patët dhe një lloj sulmi ndaj tyre. A është LSI faktor?
Nuk e di dhe nuk më intereson. Se çfarë bënë LSI i takon asaj. Merr pjesë në një maskaradë, por eksponent të saj kanë marrë guximin që të thonë të vërtetën. Më intereson vetëm PD. A jemi ne të aftë që të përfaqësojmë kauzën e qytetarëve, mendoj së po. Unë i kam lexuar me kujdes atë deklaratë të Berishës. Thirrja ka qenë shumë e përgjithshme, për të gjitha forcat që u duket e drejtë kjo kauzë.
Ajo mban qeverinë…
Di të them kemi dhe parti të tjera, pse s’thoni për aleanca të tjera. Është thirrje e përgjithshme. Kush hesht miraton, shprehje e urtë. Nuk ka rëndësi se ç’bën LSI.
Nëse PS, nuk tërhiqet çfarë do të thotë? PD nuk merr pjesë në zgjedhje?
Për të kuptuar kush luan blofin, mjafton të kuptosh kush mban kartat e hapura dhe kush luan me të mbyllura. Basha ka folur hapur, pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje.
A është e unifikuar PD në protestë?
Ka një dakordësi të madhe. Në ka një gjë që i bashkon është kauza. Sigurisht që mund të ketë pakënaqësia në grup, por në këtë kauzë jemi të gjithë bashkë.
Është një krizë politike që po bëhen shumë afër presidencës, pse nuk ka reagim nga ai?
Nuk e di si e shikon, presidenti.
Do iu pëlqente nëse do të kishte ai një reagim?
Besoj që nëse kriza do të thellohet atëherë ai do të ketë një reagim të tij. E rëndësishme është që të bëhet me e mira në këtë vend. Unë them që një palë zgjedhje kur krimi dominon, do të përfundojnë siç kanë përfunduar zgjedhjet e tilla.
Do të ketë protesta në rrethe?
Unë besoj që në ditë në vijim do të vendosim. Dua t’i falenderojë të gjithë ata që janë aty. Për momentin protesta do të jetë aty dhe jo e shpërndarë në rrethe. – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/deklarata-e-bash-s-eno-bozdo-metafor–p-r-rezistenc–jo-dhun–404449.html#sthash.kY7eGxfX.dpuf