• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Thyen shtetrrethimin/ 35-vjeçari nga Berati gjobitet me 700 mijë lekë, nuk u fut në karantinë pasi u kthye nga Greqia

by Java News
10/04/2020 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit në vijim të aksionit për mos lejimin e përhapjes së koronavirusit ka marrë një seri masash ndaj personave që kanë thyer urdhrin e shtetrrethimit.

Në njoftimin për mediat, policia bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit është rritur numri i personave të gjobitur, pra 397 shtetas janë gjobitur me 10.000 lekë.

Gjithashtu 49 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht. Konkretisht shtetasi L. R., 31 vjeç, banues në Tiranë është konstatuar gjatë pasdites së djeshme, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit, ndërsa shtetasi M. Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin motor, pa lejen përkatëse të drejtimit.

Kurse në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i Policisë e Shtetit: 

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 49 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Ndërkohë, në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, konkretisht: shtetasi L. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, sepse është konstatuar gjatë pasdites së djeshme, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit; shtetasi M. Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin motor, pa lejen përkatëse të drejtimit. Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 397 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Ndërkohë, në Durrës është proceduar penalisht shtetasi K. M., 47 vjeç, pasi është konstatuar duke lëvizur gjatë orarit të karantinës dhe ka tentuar të vjedhë në një lokal.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 2 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në Berat është gjobitur me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi S. R., 35 vjeç, i cili ishte kthyer para 10 ditësh nga Greqia dhe i ishte komunikuar që të vetëkarantinohej, por është konstatuar jashtë ambienteve të banesës.

Në të gjithë vendin është konstatuar 1 lokal i hapur dhe ndaj administratorit është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Next Post
Paralajmërimi/ Heqja e masave ndaj koronavirusit është herët, rrezikohet një valë të dytë edhe më të keqe

Paralajmërimi/ Heqja e masave ndaj koronavirusit është herët, rrezikohet një valë të dytë edhe më të keqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Humbi jetën gjatë punës elektricisti 27-vjeçar, rrëfimi i fqinjit: Punonte në kushte të vështira

February 19, 2026
Prurjet e shumta të lumit Devoll shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe dëmtimin e urës së Gjinikasit në Maliq

Prurjet e shumta të lumit Devoll shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe dëmtimin e urës së Gjinikasit në Maliq

February 19, 2026
ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Shpërthim i kontrolluar me eksploziv nesër në Llogara për hapjen e rrugës

ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Shpërthim i kontrolluar me eksploziv nesër në Llogara për hapjen e rrugës

February 19, 2026
Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën: Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi

Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën: Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

February 19, 2026
Dhoma Amerikane themelon Komitetin e të Rinjve dhe Sipërmarrjes në Tiranë, ambasada e SHBA: T’i kthejmë pengesat në mundësi!

Dhoma Amerikane themelon Komitetin e të Rinjve dhe Sipërmarrjes në Tiranë, ambasada e SHBA: T’i kthejmë pengesat në mundësi!

February 19, 2026
Fjala e plotë e Edi Ramës në Bordin e Paqes/ Kryeministri-Trumpit: Thaçi u arrestua nga prokurori që ju përndoqi ju

Fjala e plotë e Edi Ramës në Bordin e Paqes/ Kryeministri-Trumpit: Thaçi u arrestua nga prokurori që ju përndoqi ju

February 19, 2026
Burgosja e Thaçit, Rama kërkesë Trumpit: Për hir të Zotit të bëjmë diçka, një gjykatë e turpshme po kërkon ta dënojë

Burgosja e Thaçit, Rama kërkesë Trumpit: Për hir të Zotit të bëjmë diçka, një gjykatë e turpshme po kërkon ta dënojë

February 19, 2026
“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

February 19, 2026
“Paqja, qëllimi i madh i Bordit”/ Kushner: Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit e Gazës

“Paqja, qëllimi i madh i Bordit”/ Kushner: Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit e Gazës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In