• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Thyen shtetrrethimin/ 109 shoferëve i hiqet patenta, arrestohen 2 persona dhe gjobiten këmbësorë e lokale

by Java News
24/03/2020 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka vënë në pranga dy persona gjatë orëve të fundit pasi shkelën rregullat e ndalim-qarkullimit me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë 30-vjecari R. M., banues në Tiranë, pasi është konstatuar gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes, duke lëvizur në këmbë në zonën e “Komunës së Parisit” dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke mos dhënë arsyen e lëvizjes. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën në trup disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të cilat i shpërndante në këtë zonë.

Në Berat u arrestua në flagrancë 48-vjecari A. Ç., banues në Poliçan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në kundërshtim me urdhrin për ndalimin e qarkullimit.

Në 24 orët e fundit, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 85 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Policia ka evidentuar 109 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Edhe 15 lokale nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe administratorët janë gjobitur me 100.000 lekë secili.

Policia e Shtetit bën thirrje që të gjithë qytetarët të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

g.kosovari

Next Post
Basha del jashtë parashikimeve dhe i drejtohet BE-së: Po kalojmë ditë të vështira, na hapni negociatat

Basha del jashtë parashikimeve dhe i drejtohet BE-së: Po kalojmë ditë të vështira, na hapni negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikohet testamenti i Jeffrey Epstein, e nënshkroi dy ditë para se të gjendej i vdekur në qeli

Publikohet testamenti i Jeffrey Epstein, e nënshkroi dy ditë para se të gjendej i vdekur në qeli

January 31, 2026
I doli emri në dosjen Epstein, Miroslav Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak

I doli emri në dosjen Epstein, Miroslav Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak

January 31, 2026
Restaurimi i afreskut në Bazilikën e vjetër në Romë shkakton debat, një nga engjëjt i “ngjan” Giorgia Melonit

Restaurimi i afreskut në Bazilikën e vjetër në Romë shkakton debat, një nga engjëjt i “ngjan” Giorgia Melonit

January 31, 2026
Droni tradhtoi organizatën shqiptaro-greke, zbulohet rrjeti i trafikut të drogës në Kampusin Universitar të Athinës

Droni tradhtoi organizatën shqiptaro-greke, zbulohet rrjeti i trafikut të drogës në Kampusin Universitar të Athinës

January 31, 2026
Kur debati publik shndërrohet në urrejtje: përballë agresionit ideologjik dhe intimidimit

Kur debati publik shndërrohet në urrejtje: përballë agresionit ideologjik dhe intimidimit

January 31, 2026
Shiste kokainë në qendrat tregtare, arrestohet shqiptari! Gjykata e dënon në kohë rekord

Shiste kokainë në qendrat tregtare, arrestohet shqiptari! Gjykata e dënon në kohë rekord

January 31, 2026
Dyshohet se kanosi 2 persona, në kërkim i riu në Shijak. Policia i gjen municion luftarak në banesë

Dyshohet se kanosi 2 persona, në kërkim i riu në Shijak. Policia i gjen municion luftarak në banesë

January 31, 2026
Shkak një defekt i rëndë në linjat e tensionit të lartë, Ukraina dhe Moldavia goditen nga ndërprerje të energjisë

Shkak një defekt i rëndë në linjat e tensionit të lartë, Ukraina dhe Moldavia goditen nga ndërprerje të energjisë

January 31, 2026
Dhunuan një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtuan automjetin, procedohet 44-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

Dhunuan një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtuan automjetin, procedohet 44-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

January 31, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In