Thyen rekordin botëror, godet veten 134 herë në minutë
Një adoleshent nga Nepali, Puskar Nepal, ka thyer rekordin botëror sepse ka goditur kokën e tij 134 herë në një minutë.
“Dëshiroja që të hyja në librin e rekordeve.Para disa vjetëve kam dëgjuar e ka një kategori në këtë libër për goditjet në kokë.Kështu që jam praktikuar për tetë apo nëntë muaj”, është shprehur Nepal.
Ai tregon se si familjërët dhe shoqëria janë frikësuar nëse prej goditjeve ai do e dëmtonte veten, mirëpo ai thotë që nuk ka marrë as edhe një gërvishtje.