Në total, ministri tha se janë ndërtuar 14 pallate, 278 apartamente dhe 155 banesa individuale. Infrastruktura sipas tij është moderne.
Gjithashtu është rehabilituar dhe shkolla “Ramazan Jagnozi”, e cila sipas ministrit është gati për të mirëpritur nxënësit në fillimin e vitit të ri mësimor.
“Thumana e rikrijuar pas tërmetit, që brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re fantastike, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne e ambiente sportive si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, gati për të mirëpritur nxënësit në fillimin e vitit shkollor, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve ”, thuhet mbi videon e shpërndarë nga ministri.