Gjatë ditës së sotme kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi një takim me eurodeputetin Knut Fleckenstein, i cili ndodhet në Shqipëri për të takuar të gjitha palët politike.
Ky i fundit tha se nuk është në Tiranë për negociata për reformën në drejtësi, por në takimet me liderët politikë ka folur vetëm për këtë temë raporton Dita.
Në fund të takimit me Bashën gazetarët kapën një detaj, i cili u bëri përshtypje.
Bashën po e prisnin gazetarët për të dhënë një deklaratë për publikun. Eurodeputeti ndaloi makinën në këmbët e kryedemokratit dhe iu drejtua me shprehjen “tell the truth” (thuaju të vërtetën)./a.m.