• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Thuaj lutjen e fundit…” refugjatët sirianë rrëfejnë dhunën e ushtarëve turq në kufi

by A R
13/09/2017 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miliona sirianë gjenden në Turqi si refugjatë. Ata jetojnë në kushte të rënda dhe gjendja është e tensionuar.Nga kufiri turko-sirian njoftohet gjithnjë e më shpesh për keqtrajtime të refugjatëve. Një video e regjistruar kohët e fundit me celular tregon se si të rinj sirianë rrihen dhe shkelmohen nga ushtarët turq pasi kalojnë kufirin.

Edhe Mahmuti, refugjat nga Siria që jeton në Stamboll, tregon se në kufirin Siri-Turqi ai dhe refugjatët e tjerë janë keqtrajtuar nga ushtarët turq: “Njëri nga ushtarët ma vuri pushkën në tëmth dhe më tha të them lutjen time të fundit. Pastaj ai shkoi te të tjerët dhe u tha të njëjtën gjë. Ne filluam të qanim, njërin e zuri paniku dhe filloi të klithte për mëshirë. Pas dhjetë minutash, ushtari e uli armën dhe tha se po bënte vetëm shaka.”

38188999_401

Sulme raciste ndaj refugjatëve

Organizatat e të drejtave të njeriut janë të alarmuara. Edhe në qytetet e mëdha turke janë shtuar sulmet raciste ndaj refugjatëve. Situata e pasigurt e viktimave ndikon në atmosferën armiqësore. “Për refugjatët është e vështirë që të marrin status ligjor në Turqi. Përveç kësaj, disa parti politike në vend janë shprehur në mënyrë të përsëritur me deklarata negative dhe të rreme për refugjatët sirianë. Kjo krijon një klimë në të cilën sulme të tilla mund të shtohen edhe më shumë.” – thotë Andrew Gardner nga Amnesty International.
37929811_401

Kontrolle të rrepta
Qyteti bregdetar turk jugor i Mersinit është vetëm dy orë me makinë nga kufiri sirian. Jo shumë kohë më parë, këtu ankoronin rregullisht gjatë natës varkat e kontrabandistëve, tregojnë peshkatarët e Mersinit. Tani, rojet bregdetare turke kontrollojnë me rreptësi. Por shumë turq i kanë të huajt halë në sy. “Dy vjet më parë ata ishin ende të papunë. Por tani shumë kanë hapur nga një dyqan dhe shpesh i kanë punët më mirë se ne! ” – thotë një peshkatar turk.
19523418_401

Turqia i përdor refugjatët si mjet presioni
Të qëndrojnë në Turqi apo të vazhdojnë për në Evropë? Ndër refugjatët që janë strehuar në Mersin, mendimet janë të ndara. Një çift nga Siria veriore do të largohet nga Turqia sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ka frikë se qëndrimi ndaj refugjatëve në Turqi mund të ndryshojë për keq. “Ne jetojmë nga dita në ditë. Herë pas here punojmë në fusha. Por nuk flasim gjuhën dhe jemi të huaj këtu,” – thotë një grua sirane. “Shitëm gjithçka në Siri. Me paratë do të përpiqem ta largoj veten dhe familjen time nga këtu.” – shton i shoqi.

Sirianë të tjerë duan të presin, sepse nuk e shohin Turqinë vetëm si një vend të madh bujar. “Turqia na përdor ne refugjatët si mjet kërcënimi kundër Evropës. Kjo s’më pëlqen. Prandaj unë preferoj të kthehem në vendin tim sa më shpejt të jetë e mundur.” – thotë një refugjat tjetër.
19144651_401

Vetëm 20 vetë në muaj janë mesatarisht të gatshëm të paguajnë deri në 600 dollarë për të kaluar ilegalisht në Evropë, tregon një trafikant sirian. Vetëm nëse, acarohen mosmarrëveshjet politike midis Evropës dhe Turqisë, si tani, biznesi nis të lëvizë përsëri: “Sepse atëhere nuk ka më kontrolle kaq të rrepta nga policia dhe roja bregdetare. Dhe ne kemi sërish më shumë kërkesa nga refugjatët.”/DW/a.m.

Next Post
Sekretet e secilit sipas shenjës së horoskopit…

Pse femrat pëlqejnë "seksin e pisët" por druhen ta kërkojnë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In