• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Thriller mashtrimesh me shtijen e dyqaneve e apartamenteve, prangoset babai i ish-zv/ministres së LSI-së

by Java News
04/04/2019 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

S.Sh. babai i A.Sh, ish-zv/ministres së LSI në një ministri të rëndësishme, në mandatin e parë të “Qeverisë Rama”, është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Tiranës, pasi ka mashtruar disa qytetarë, duke i shituar dyqanet dhe apartamentet e një pallati, më shumë se dy herë. 66-vjeçari prej dy ditësh mbahet i izoluar në ambjentet e policisë së Tiranës, ndërkohë pritet që ditën e sotme të dalë para gjykatës së kryeqytetit ku do përballet me akuzën e mashtrimit të ngritur nga prokurori Kasem Berberi, i cili do kërkojë në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin. S.Sh, rezulton të jetë një person me lidhje të forta politike, kryesisht në Lëvizjen Socialiste për Integrim, pasi dhe vajza e tij, A.Sh, nën siglën e LSI ka shërbyer si zv/ministre në një ministri të rëndësishme, ndërsa aktualisht është pedagoge tek universiteti i Tiranës. Mes shumë personave të mashtruar nga S.Sh., janë pronarët e tokës ku është ndërtuar pallati në zonën e “Brakës”, afër prokurorisë së Tiranës është dhe një oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Shqiptarja.com” mëson se oficeri i mashtruar nga S.Sh, është Franko Marko, i cili rezulton se në 25 mars 2019 ka depozituar një kallëzim penal në policinë e Tiranës, duke deklaruar se biznesmeni S.Sh, i ka përvetësuar me anë të mashtrimit shumën prej 75 mijë euro. Sipas deklarimeve të të dëmtuarit në datën 10 dhjetor 2014 dhe në 19 dhjetor 2017 ai i ka dhënë hua pa interes biznesmenit S.Sh, përkatësisht shumat 40 mijë euro dhe 35 mijë euro, për një periudhë një vjeçare, për shkak se S.Sh i ka deklaruar se kishte nevojë për likujditet të punimeve që po kryente tek pallati në zonën e Brakës.

Por pas kalimit të afatit 1 vjeçar, kallëzuesi ka kërkuar kthimin e shumës së eurove të dhënë borxh, por biznesmeni S.Sh, i ka deklaruar se ka qënë në pamundësi për t’ja kthyer shumën e marrë borxh. Në vijim Marko thotë se për shkak se S.Sh nuk i ka kthyer sasinë e eurove, kanë biseduar së bashku dhe rënë dakord që në këmbim të shumës së mësipërme, S.Sh, t’ia kalonte në pronësi një apartament banimi me sipërfaqe 102 metra katror. Pasi kanë diskutuar dhe rënë dakord, mes Markos dhe S.Sh është lidhur një kontratë noteriale sipas të cilës S.Sh, administrator i kompanisë “A-A Konstruksion”, për shuarjen e detyrimit do t’i kalonte në pronësi dy apartamente banimi me sipërfaqe prej 102 metra katrorë secili, që ndodheshin në pallatin që po ndërtonte kjo shoqëri në rrugën “Haxhi Dalliu”.

Por në vitin 2017 oficeri Franko Marko, ka mësuar prej pronarit të tokës ku ndërtohej pallati se për apartamentin e banimit në katin e dytë, për të cilin kishte lidhur kontratë me biznesmenin S.Sh, dhe ai, si pronar i tokës, kishte kontratë me shtetasin S.Sh. Nisur nga kjo situatë por edhe pas bisedës që ka bërë me ish-pronarin e truallit, oficeri i policisë Franko Marko, i kanë lindur dyshime se biznesmeni S.Sh e ka mashtruar. Për të verifikuar çdo dyshim Marko ka shkuar dhe ka kryer verifikime pranë hipotekës së Tiranës dhe ka konstatuar se të dy apartamentet e banimit, për të cilat ai kishte lidhur kontratë me biznesmenin S.Sh, ishin shitur nga babai i ish-zv/ministres tek persona të tjerë disa herë.

Ndërkohë mes shumë personave të mashtruar nga S.Sh janë avokatë, pronarët e tokës dhe persona të tjerë që kanë pranuar të lidhën kontrata porosie me këtë biznesmen. Benereta Duro, një nga pronaret e tokës ku është ndërtuar pallati thotë se S.Sh i ka mashtruar dhe prej pesë vitesh nuk kanë marë asnjë gjë, por vetëm kanë humbur pasurinë që kishin në Tiranë. “Na ka mashtruar dhe s’na ka dhënë asnjë gjë. Momentalisht as qëranë e shtëpisë nuk na e paguan. Këtë gjë e ka bërë vetëm në tre muajt e parë në fillim, sa na bindi për të na nxjerë nga shtëpia dhe asnjë gjë më pas. Tashmë jetojmë me qëra duke shpenzuar nga rrogat tona, ndërsa pronën na e mori ky biznesmen”-thotë për Shqiptarja.com Benereta Duro. /raport.tv

 

/a.meta

Next Post
Zbulimin tronditës: Bëhet baba i dy binjakëve, por vetëm njëri është i tiji

HARTA/ Zbulohen qytetet me lindjet më të ulëta në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In