• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrjet zero

by Ardian Vehbiu
23/03/2025 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ardian Vehbiu

Tek eseja “Passion In The Era of Decaffeinated Belief”, duke ndjekur një linjë mendimi që të kujton Baudrillard-in, Slavoj Žižeku përmend atë që ai e quan “përkimi pseudo-hegelian i të kundërtave”, pasojë e braktisjes së parimit të ruajtjes së masës – në vend që të kujdesemi për të mos e tepruar me alkoolin, tani mund të pimë sa të duam birrë pa alkool (ose verë, dhe tani edhe pije të forta); në vend që të mos e teprojmë me kafeinën, le të pimë kafe të dekafeinuar; për t’u mbrojtur nga sheqeri në pijet e ëmbla dhe në biskotat, kemi në dispozicion pijet dhe biskotat sugar-free, që përdorin zëvendësues të sheqerit; tashmë në supermarket shitet rëndom qumësht dhe kos i skremuar (fat-free), siç shiten salsiçe pa mish dhe gjalpë a margarinë pa yndyrë; për të mos shkuar deri te qumështi pa hormone (të cilat as që e dinim se i kishte) dhe mishi nga lopë të patrajtuara me antibiotikë (po pse?), etj. Për ta ilustruar këtë mendësi të bashkëkohësisë, Žižeku rrëfen edhe shakanë e atij që shkoi në një lokal dhe porositi një kafe pa kajmak, dhe kamerieri iu përgjigj: “më falni zotëri, kajmak nuk kemi më, por mund t’jua bëj kafen pa qumësht.”

Kjo m’u kujtua, kur po lexoja një lajm për “telefonatat e heshtura” (ita. telefonate mute), që ndonjëherë edhe u kallin datën grave shtëpiake në Itali: bie telefoni i shtëpisë, ti e ngre, por nga ana tjetër nuk përgjigjet njeri. Çfarë po ndodh? Në fakt asgjë – fajin e kanë call centers dhe operatorët e telemarketingut, të cilët përdorin sisteme të automatizuara për të kryer thirrjet; për të shmangur kohë të vdekur në personat që flasin, këto sisteme thërrasin më shumë numra se ç’mund të përballohen nga punonjësit e qendrës; prandaj, kur ndodh që të mos ketë asnjë punonjës të lirë për ta marrë thirrjen, kjo nuk lidhet dhe e lë palën tjetër në pritje të kotë. Një strategji për të optimizuar punën në call center, duke minimizuar pauzat “e vdekura” midis një thirrjeje dhe një tjetre. Praktikë e ngjashme me atë të overbooking të linjave ajrore dhe të hoteleve, të cilat shesin më shumë rezervime se ç’ka vende në avion ose në hotel, duke supozuar se, si rregull, ka gjithnjë udhëtarë që anulojnë.

Në përgjigje të ankesave, call centers kanë adoptuar të ashtuquajturën comfort noise, një lloj zhurme artificiale, që i shtohet audios gjatë një thirrjeje, për të shmangur efektet negative të heshtjes totale. Për thirrjet e papërgjigjura nga call centers, kjo zhurmë pritet që t’i lërë palës tjetër përshtypjen se thirrja vjen nga një zyrë ose vend ku punohet, prandaj nuk ka arsye për t’u trembur.

Nuk jam në gjendje të them nëse kjo dukuri e “thirrjeve zero” ndodh edhe në SHBA; jo vetëm që në shtëpi nuk kemi më land line, por edhe në telefonin celular unë u përgjigjem vetëm thirrjeve nga persona që kam të regjistruar në kontaktet – madje edhe këtyre jo gjithnjë. Thirrjet e tjera, që vijnë gjatë atyre pak orëve të ditës kur zilen e telefonit e mbaj të ndezur, i anuloj menjëherë: kush kërkon të lidhet me mua, e di si të më kontaktojë. Tek e fundit, shumica e këtyre thirrjeve bëhen nga robotë (robocalls), të programuar për të përcjellë një mesazh të para-regjistruar me natyrë marketingu, për promocione politike ose marifete të tjera – dhe që (ende) nuk mund të flasin lirisht, edhe po ta ngresh telefonin. Janë thirrje të programuara për të lënë mesazh në postën zanore (voicemail) – njëlloj si në atë anekdotën, që nuk e tregon Žižeku, për njërin që mori në telefon dhe, kur iu përgjigjën, kërkoi falje dhe tha se në fakt priste që t’i dilte “the voicemail”.

Vodka pa alkool dhe kafeja pa kafeinë, njëlloj si djathi pa yndyrë dhe bifteku pa mish, i përkasin universit të simulimit, të cilin njeriu e ka ndërtuar për të mos hequr dorë nga disa kënaqësi që, në realitet, do të vinin me “kërcënime” gjithfarësh. Këtu ndonjëherë përfshihen edhe marifete të tilla si preservativi, ose biçikleta stacionare dhe treadmill-i, syzet pa numër, dhe deri edhe simulatori i fluturimit, i cili të lejon marrësh qiejt pa rrezikuar popullin. Mbase këtu duhen futur edhe të ashtuquajturit skeuomorfë, ose anakronizmat e qëllimshëm në dizajn, nga qirinjtë elektrikë dhe veturat me panele vinili që simulojnë teksturën e drurit, lëkura artificiale (pleather), frutat plastike dhe lulet prej letre a prej pëlhure, linoleumi që duket si parket dërrase e kështu me radhë.

Skeuomorfet zakonisht lulëzojnë në periudha ndërrimesh të paradigmës teknologjike – siç është kjo e sotmja, sa i përket teknologjisë kompjuterike dhe virtualizimit. Për shembull, ndërfaqja grafike e një app-i për të mbajtur shënime në telefon mund të ketë pamjen e një blloku shënimesh me vija; ose një aplikacion për radio mund të duket si një aparat radio i viteve 1950. Edhe vetë butoni, si element i ndërfaqes, është skeuomorf. Shumë ikona kompjuterike janë skeuomorfe gjithashtu: për shembull ajo e emailit, që shpesh ka trajtën e një zarfi; ose ajo e regjistrimit të zërit, që ka trajtën e një mikrofoni; e kështu me radhë. Pena magnetike (digitizer), që unë përdor ndonjëherë për të mbajtur shënime me dorë në tabletë, ka formën, ngjyrat dhe dizajnin e një lapsi tradicional Staedtler.

Këto marifete të dizajnit nuk janë thjesht për estetikë dhe as për kënaqësinë e përdoruesit: roli i tyre kryesor është të ndërmjetësojnë për të futur, në jetën e përditshme, një teknologji relativisht të panjohur, si ajo kompjuterike (dixhitale); ose virtualitetin.

Lexuesit elektronikë të librit – si Amazon Kindle, por jo vetëm – janë të mbingarkuara me skeuomorfe; meqë marketuesit e tyre duan t’i kujtojnë lexuesit librin tradicional në çdo aspekt. Ato jo vetëm kanë formën dhe peshën e një libri të vogël; por edhe tregojnë imazhin e kopertinës së librit. App-i Kindle për Android ka një efekt vizual të shfletimit që i ngjan shumë shfletimit të një libri real (nëpërmjet animacionit, faqja virtuale përthyhet dhe lakohet kur gishti yt prek ekranin, si të ishte faqe reale). Nëse kërkon që ta mbash mend një faqe për çfarëdo arsyeje, mund të përdorësh një “faqeshënjues” (bookmark) që ka trajtën e një fiongoje të vogël, me dhëmbëzim. App-i gjithashtu të lejon ta shfletosh librin me gisht, nëpërmjet një gjesti të njëjtë me atë të shfletimit të një libri real.

Edhe telefoni celular smartphone – qoftë ky Apple apo Samsung – vjen plot skeuomorfe, që nga ikona e thirrjeve, që i ngjan receptorit të një telefoni të dikurshëm me disk, te sinjali i ziles (ringtone) dhe sinjali i thirrjes që dëgjojmë në vesh, kur i telefonojmë dikujt. Skeuomorf është zhurma klikuese që lëshon telefoni, sa herë që shkrepet një fotografi, në imitim të kamerave tradicionale, ku shkrepja kërkonte lëvizjen e pjesëve mekanike dhe sustave. E megjithatë, sot vijnë duke u shtuar opsionet dhe funksionalitetet e celularit që nuk kanë të bëjnë me thirrjen si të tillë, dhe kontaktin verbal me tjetrin, që nga videolojërat, te mundësia për të parë video ose programe televizive, te mundësia për të shfletuar uebin dhe rrjetet sociale dhe për të shkruar – emaile, komente dhe, po të dojë njeriu, edhe letërsi; dhe pastaj pena me të cilën mund të vizatosh, dhe mundësia për të ruajtur dhe për të dëgjuar muzikë, podkaste dhe audiolibra; ose programe të radios; ose për të blerë gjëra në dyqane a për të spekuluar në bursë drejtpërsërdrejti, ose për të marrë të dhëna për motin dhe për trafikun, ose për t’u kujtuar që të paguash një faturë a t’i dërgosh gjyshes lule për datëlindjen, ose për të paguar për hyrjen në metro dhe për të gjetur rrugën në një qytet ose për të përgjuar beben natën ose për të mbyllur grilat e shtëpisë dhe për të ndezur AC-në kur je akoma në punë ose për t’u orientuar kur je në timon dhe për të matur pulsin, numrin e hapave gjatë ditës, nivelin e antioksiduesve në lëkurë, e kushedi çfarë tjetër.

Në rastin tim, e çuditshmja është që të gjitha këto mund t’i bëj nëpërmjet një pajisjeje elektronike që, për inerci, e quajnë ende telefon – duke qenë telefoni, përndryshe, një aparat që, me përkufizim, përdoret për të folur me dikë në distancë dhe për ta dëgjuar. Tamam si kafeja pa kafeinë, birra pa alkool dhe biskota pa sheqer: ose mishërim i inercisë dhe i rezistencës së sendeve dhe emrave përkatës ndaj delirit tonë teknologjik.

Next Post
“S’kam bërë paturpësi!” Vajza përlotet para nënës: Burri u tregonte prindërve gjërat tona intime!

“S’kam bërë paturpësi!” Vajza përlotet para nënës: Burri u tregonte prindërve gjërat tona intime!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmuesi i Kombëtares ‘e djeg’ dasmën e motrës, e mbulon me para (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares ‘e djeg’ dasmën e motrës, e mbulon me para (VIDEO)

December 8, 2025
“Qeni u frikësua nga të shtënat e gjuetarëve dhe sulmoi fëmijën tim!”Deklarimi prekës i nënë së 2-vjeçarit shqiptar që e vrau pitbulli

“Qeni u frikësua nga të shtënat e gjuetarëve dhe sulmoi fëmijën tim!”Deklarimi prekës i nënë së 2-vjeçarit shqiptar që e vrau pitbulli

December 8, 2025
Joni Keta u propozua nga SPAK si kreu i “FBI-së shqiptare”/ Votohet nesër nga KLP drejtuesi i BKH

Joni Keta u propozua nga SPAK si kreu i “FBI-së shqiptare”/ Votohet nesër nga KLP drejtuesi i BKH

December 8, 2025
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS hedh poshtë formulën e propozuar nga Bardhi

Avokati i Popullit, zbulohet strategjia e PS/ E preferuara e PD, Jola Hysa. Dokumenti ka 27 nga 28 firmat e duhura

December 8, 2025
“PD ka humbur shpirtin e lëvizjes, i duhet rilindje me figura dhe ideale të reja”

“PD ka humbur shpirtin e lëvizjes, i duhet rilindje me figura dhe ideale të reja”

December 8, 2025
Rrjeti “kryqëzon” influenceren/ Reagimet pasi futi djalin në qese vakumi për një video: Nuk është e denjë për të qenë nënë

Rrjeti “kryqëzon” influenceren/ Reagimet pasi futi djalin në qese vakumi për një video: Nuk është e denjë për të qenë nënë

December 8, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 8, 2025
Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Platformë për ripopullimin e vendit

Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Platformë për ripopullimin e vendit

December 8, 2025
Rama vizitë në Jordani, pritet në takim zyrtar nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

Rama vizitë në Jordani, pritet në takim zyrtar nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

December 8, 2025
Kreu i PDK i kërkon BE-së heqjen e sanksioneve, përmend edhe Gjykatën Speciale…

Kreu i PDK i kërkon BE-së heqjen e sanksioneve, përmend edhe Gjykatën Speciale…

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In