Lokomotiva e Moskës ka dënuar thirrjet anti shqiptare nga tifozët e saj në ndeshjen ndaj Skënderbeut.
Përmes një deklarate për mediat, klubi rus kërkon falje dhe shprehet se mbështet tolerancën zero në bazë të regullores së UEFAs mbi diskriminimin.
Lokomotiv gjithashtu u bën thirrje tifozëve të qëndrojmë të bashkuar kundër veprimeve diskriminuese dhe poshtëruese.
“Ne i kërkojmë ndjesë Skënderbeut dhe tifozëve të tyre për atë që ndodhi në stadiumin tonë.
Ne garantojmë se ata që janë fajtorë të këtij akti do të dënohen sipas ligjit të Federatës Ruse.
Ne do të marrë masat e nevojshme për të parandaluar veprime të tilla të ndodhin në të ardhmen.
Tifozët rusë në ndeshjen e djeshme brohorisnin në stadium “Vritini shqiptarët”.









