• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Thirrjet për evakuim janë bërë, por banorët…”/ Detaje nga ngjarja e rëndë në Gjirokastër: U asfiksua nga tymi dhe mbeti i bllokuar mes flakëve

by Java News
04/08/2021 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjirokastra dhe rrethinat e saj ka qenë një nga qendrat që janë prekur më së shumti nga flakët. Aty u regjistrua dhe viktima e parë, 64-vjeçari Andrea Haxhia, nga fshati Asim Zeneli.

Ndërsa bashkëshortja e tij, ndodhet në gjendje të rëndë në një spital të kryeqytetit.

Gazetarja Brikena Metaj, raportoi për “BalkanWeb” se vatrat e zjarrit në këtë fshat për fat të mirë janë neutralizuar. Ajo ka thënë se dyshohet se 64-vjeçari është asfiksuar nga tymi e për pasojë ka mbetur i bllokuar në mes të zjarreve. Gazetarja rrëfeu se çifti kishte 2 fëmijë, njërin që ishte me studime në Tiranë, e tjetri që jeton në fshat.

Ishte pikërisht ky i fundit ai që ka përhapur alarmin kur prindërit nuk i përgjigjeshin thirrjeve të tij sistematike në telefon. Sakaq, gazetarja nënvizoi se thirrje për evakuim janë bërë, por banorët nuk kanë pranuar të largohen nga fshati, duke përdorur çdo mjet, qoftë edhe rrethanor, për të shuar flakët.

“Po është banesa dy katëshe, e çiftit Haxhiaj, aty ku humbi jetën 64-vjecari Andrea në përpjekje për të shpëtuar banesën nga flakët. Ka qenë asfiksimi i menjëhershëm i tij dhe trupi ka mbetur mes flakëve dhe ka qenë e vështirë të identifikohej. Çifti ka 2 djem, njëri është student në Tiranë, ndërsa tjetri jeton këtu, por nuk ka qenë në banesë në ato momente. Ai ka tentuar të lidhet me prindërit, por kur ata si janë përgjigjur, ka kërkuar ndihmë nga të afërmit.

Gruaja ndodhet në spitalin e Tiranës dhe nuk dihet gjendja e saj. Situata është qetësuar në fshat, dëmet janë evidente, kudo ka pjesë të shkrumbuara. Nuk ka pasur më riaktivizim të vatrave në këtë zjarr. Era e solli zjarrin në këtë fshat, e po era e ndaloi përhapjen e mëtejshme të tij. Banorët s’duan të flasin për kamerat. Thirrjet për evakuim kanë qenë, për të treja fshatrat e prekura, por kjo thirrje s’është dëgjuar nga banorët.

Kur kanë evidentuar flakët, ata kanë vendosur të shuajnë vetë flakët. Banorët kanë dalë në bahçet e veta fillimisht, e më pas në rrugën kryesore të fshatit”, tha gazetarja./ BW

g.kosovari

Next Post

Editorial nga ambasadorja Yuri Kim/ Rruga përpara për marrëdhënien SHBA-Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In