• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Thirrjet anti-shqiptare mbi varrin e të birit/ Dosja për nënën e Kacifas mbërrin në Gjirokastër

by Java News
31/10/2019 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Materialet hetimore në ngarkim të nënës së Kostandinos Kacifa, që u vra më 28 tetor të vitit të kaluar pasi hapi zjarr mbi policinë shqiptare mbërrijnë në prokurorinë e Gjirokastrës. Materialet për Vasilia Kacifa u referuan nga sektori i Luftës kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit, Tiranë.

Vasilia Kacifa akuzohet për nxitje të dhunës dhe urrejtjes. Akuzat ndaj saj u ngritën pas thirrjeve të saj për luftë mbi varrin e të birit, në 26 tetor 2018, në ceremoninë e 1-vjetorit të vdekjes së Kostandino Kacifa. Hetimet për nënën e Kacifas do të kryhen nga Prokuroria e Gjirokastrës.

“Trimi im, jemi grekë, autoktonë, në këtë tokë jemi grek autoktonë, jemi ortodoksë, asnjëri nuk mund të prekë krishterimin tonë dhe kombin tonë. Jemi grekë. Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë në Kakavijë? Se janë tradhtarë. Çohuni trima, rrëmbeni tokën, jemi grekë autoktonë. Vorio-epiri është tokë greke, nuk na ndalon asgjë.

Ju të gjithë të rinjtë, çohuni rrëmbeni shpatat dhe armët, mos kini frikë asgjë, se këta po na frikësojnë. Këtu ka diktaturë nuk ka shtet, rrëmbeni bombat, rrëmbeni pushkët thyejuni turinjtë, vritini! Rroftë bashkimi. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”, ishin disa nga fjalët që Vasilia Kacifas tha mbi varrin e të birit.

Nëna 67-vjeçare e Kacifas, banuese në fshatin Bularat, me arsim 12 klasë, me kombësi Greke, shtetësi Greke dhe Shqiptare, gjatë ceremonisë përkujtimore të 1 vjetorit të vdekjes së djalit, Kostandinos Kacifas, ka bërë thirrje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive dhe fesë.

Sikur të mos mjaftohej me kaq, më datë 28 tetor 2019, gjatë ceremonisë zyrtare në përkujtim të festës kombëtare të Greqisë, Vasilia Kacifa, sëbashku me vajzën e saj të ardhur nga Greqia dhe disa persona të tjerë kanë tentuar të shkaktojnë incidente në varrezën e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila ndodhet në hyrje të fshatit Bularat.

Ata kanë tentuar të hyjnë gjatë aktivitetit zyrtare ku kishte përfaqësues të qeverisë greke dhe shqiptare, për të shfaqur banderola me imazhin e Konstantinos Kacifas dhe për të bërë thirrje luftënxitëse antishqiptare.

g.kosovari

Next Post
Pësoi aksident, shqiptarit i gjendet kokainë në makinë

Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Itali, ishte në kërkim për vjedhje dhe pengmarrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In