• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrja e fundit e Metës: Mos kini frikë, aplikoni për “Kushtetuesen”

by A R
13/10/2020 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta i ka bërë thirrje për herë të fundit juristëve që të aplikojnë për vendin vakant për Gjykatën Kushtetuese. 1 ditë para afatit të paraqitjes së kërkesës për shprehjen e interesit, Meta u ka kërkuar që të mos hezitojnë pasi të jesh gjyqtar kushtetues është nder.

Për më tepër, Meta thotë se bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartë janë kushte kryesore për çeljen e negociatave.

“Emërimi si Gjykatës Kushtetues, është nder për personin që aplikon dhe një shërbim i madh për Shqipërinë, për ruajtjen e sovranitetit dhe demokracisë së vendit, dhe mbi të gjitha një hap i rëndësishëm për të ardhmen Evropiane të Shqipërisë. Ripërtëritja dhe bërja plotësisht funksionale e Gjykatës Kushtetuese, por dhe e Gjykatës së Lartë janë kushte kryesore të çeljes së negociatave dhe plotësimi i këtyre kushteve kërkon jo vetëm angazhimin e të gjitha institucioneve të përfshira, por duhet të gjejë dhe mbështetjen e shoqërisë shqiptare e cila brenda saj ka plotë juristë me integritet që dëshirojnë të japin kontributin e tyre në këtë proces kaq të rëndësishëm”, thotë Meta.

Presidenti shprehet se ripërtëritja e gjykatës Kushtetuese është jetike për Shqipërinë.

“Thirrja është e hapur deri në datën 14 Tetor, ndaj Presidenti i Republikës sot i fton të aplikojnë dhe të mos ndihen të frikësuar nga procesi i verifikimit që do të pasojë në KED”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

Kreu i shtetit përsëriti thirrjen për KED-në që të përfundojë sa më parë shqyrtimin e kandidaturave për vendin vakant dhe të angazhohet me të gjitha kapacitetet për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve dhe t’i propozojë Presidentit listën e kandidatëve për plotësimin e kësaj vakance. Një thirrje Presidenti e kishte edhe për KLGJ-në.

“Të punojë në mënyrë të pandreprerë në drejtim të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave për plotësimin e të gjitha vendeve vakant në Gjykatën e Lartë, e cila jo vetëm që duhet të jetë plotësisht funksionale sa më shpejt për shqyrtimin e çështjeve të mbartura, por kjo Gjykatë është përgjegjëse për të emëruar dhe 3 anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese”.

“Gjykata Kushtetuese duhet të jetë plotësisht funksionale me të 9 anëtarët e saj, në mënyrë që gjatë shqyrtimit të çështjeve kjo trupë gjyqësore të mos hasë në asnjë pengesë proceduriale që bën të pamundur marrjen e vendimeve për themelin e pretendimeve kushtetuese të ngritura nga palët”, përfundon deklarata e Metës.

/a.r

Next Post
Vdesin tragjikisht dy vëllezër shqiptarë, u përplasën nga treni në Gjermani

U goditën nga treni, kush janë 2 vëllezërit nga Kosova që humbën jetën në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Tomor Dosti vdiq i lirë

March 5, 2026
Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

March 5, 2026

Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

March 5, 2026
Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

March 5, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

March 5, 2026
‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

March 5, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

March 5, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In