Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar eurokomisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi për reagimin e tij në lidhje me Reformën Zgjedhore.
Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se falenderon eurokomisionerin për angazhimin e tij për të arritur një konsensus mes të gjitha partive, teksa shton se Opozita ka qenë totalisht e përkushtuar.
“Faleminderit Oliver Varhelyi për angazhimin tuaj për një konsensus të të gjitha partive për reformën zgjedhore në #Shqipëri: opozita është plotësisht e përkushtuar dhe merr pjesë për të përfunduar reformën me garanci të mjaftueshme për një proces zgjedhor të drejtë,”– shkruan Basha.
Më herët, eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi, përmes një statusi në rrjetet sociale, inkurajoi palët politike në Shqipëri që të arrijnë në një marrëveshje. Ndër të tjera Varhelyi shtoi se do të ishte për të ardhur keq nëse humbet kjo mundësi për arritjen e një marrëveshjeje.
g.kosovari











