Ekspertët e IT theksojnë se mbrojtja nga sulmet kibernetike kërkon informacion të vazhdueshëm me të rejat e fundit.
Në shkolla të ndryshme të vendit po zhvillohen edhe trajnime nga Komuniteti për Sigurinë dhe Privatësinë në internet, me qëllim sensibilizimin e nxënësve dhe studentëve përmes informacioneve bazë, demostrimeve dhe këshillave rreth internetit.
Edmond Liçaj, ekspert IT në Komunitetin për Sigurinë dhe Privatësinë në internet, tha se të gjitha lojrat e rrezikshme në internet luajnë me psikologjinë e individit, ndaj duhet pasur kujdes me publikimet në rrjetet sociale.
Ai e vendosi theksin te mosdhënia e informacioneve personale si adresa, mbi familjen , shkollën apo të dhëna të tjera specifike që mund ti ndihmojnë personat e rrezikshëm të fitojnë territor.
Pas tmerrit që ka pushtuar botën në lidhje me Balenën Blu, prindërit duhet të kenë shumë kujdes me fëmijët e tyre dhe te perpiqen te kene dijeni mbi cdo gje, sepse ata mund të rrezikohen shumë lehtë./a.ç