• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrja e dëshpëruar e Berishës!

by Dritan Hila
01/05/2023 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Kisha vendosur të rrija i qetë në këtë mesfushatë edhe për faktin se është një rezultat i parathënë. Erion Veliaj mesa duket nuk e ka marrë vesh që ka një konkurrent në Tiranë dhe po lufton të marrë Kavajën; Gjirokastra, Vlora, Korça, Fieri, Elbasani, Dibra, Lezha janë të paravendosura dhe po luftohet për Durrësin dhe Shkodrën.

Ndërkohë Sali Berisha ka shkruar një letër të hapur për shqiptarët. U bën thirrje që të votojnë kundër qeverisjes aktuale pasi kjo po shpopullon vendin. Mbase. Edhe kjo qeveri ka gjynahet e saj, por nëse ka një fajtor, një gjyle në këmbë që i mban shqiptarët në batakun e tranzicionit, ky është Sali Berisha.

Në letrën e tij si baba i kombit, Berisha u drejtohet shqiptarëve si ish-president dhe ish-kryeministër. Më mirë mos t’ua kujtosh. Ke qenë president dhe kryeministër për bythën tënde; familjen tënde; klanin tënd dhe po të mbetej gjë edhe për demokratët. Ishte ky president që me nenin 24/1 zbrazi administratën shtetërore, hodhi në rrugë të madhe edhe nëpunës që nuk kishin qenë asnjëherë komunistë, edhe ekonomistë e inxhinierë që kishin vetëm një vit që kishin filluar punë, duke i hapur rrugë mbushjes së radhëve me militantë dhe ronxho bonxho gjysëmanalfabetë që e bënë rrush e kumbulla pasurinë e vënë në 45 vjet; duke shitur dhe çuar për skrap atë që nuk e privatizonin dot. Është presidenca e tij që furnizoi me firmën Shqiponja, paratë e së cilës nuk dihet ku shkuan, Milisheviçin.

Për ta mbyllur presidencën me vjedhjen më masive të shqiptarëve me firmat piramidale të cilat pastaj çuan në rrënimin financiar dhe moral te një vendi e për t’u pasuar me ngjarjet e shtatorit ‘98-të, trauma të cilat kanë shënjuar një brez dhe nga të cilat ende nuk e ka marrë veten dhe ende nuk e dimë bilancin e të vrarëve që shtohet edhe sot nga armët që shpërndau dhe depot që bastisi.

Është qeverisja e tij që dhunoi çdo aset intelektual. Mjafton të shohësh sot kush janë pronarët e televizioneve kombëtare, firmave oligarkike, për të kuptuar çfarë i ka bërë vendit.

Ka gjobaxhinj të tij të shpërndarë në median e vendit që quajnë periudhën 2005-2009 si më të mirën e tranzicionit! Mirë që na e kujtuat. Ishte periudhë që u shoqërua me krijimin e oligarkëve dhe korrupsioni nepotik i Sali Berishës u finalizua me 26 shqiptarë të hedhur në erë. E për të vazhduar me krenarinë e tij, vrasjet në bulevard. Mbase thirrja e Berishës do zinte vend nëse për dhjetë vite do ta mbyllte sqepin. Popujt e kanë memorien e shkurtër edhe për vrasës serialë. Mirëpo nuk mbeti fake news apo i sëmurë psikik që nuk i shkruante dhe ky mos ta botonte te Qytetari Dixhital duke e bërë toksike çdo ditë në këtë vend dhe duke shkatërruar karriera dhe jetë. Aq i sëmurë në perversitetin e tij saqë hante si djathë gjithë sapunet që i niste çdo javë zyra e shtypit e Ramës apo kush kishte nge të merrej me çmenduritë e tij.

Shqiptarët vërtet ikin. Por shkaku kryesor është pikërisht çibani i Berishës që i ka zënë frymën këtij vendi; është makutëria e tij për pushtet e para dhe frika se mos Ia marrin këtë pasuri; është frika e shqiptarëve se ky mund të rikthehet dhe t’ia fillojë avazit me Gërdecë e vrasje; është dalzotësi që i bën çdo hajduti e krimineli, është bllokimi që i ka bërë jetës politike dhe frontit të opozitës.

Për fat kjo është kënga e fundit e korbit. Ata që e bënë, amerikanët, ata edhe e kanë hedhur në koshin e plehrave. Koalicioni i tij mund të votohet në disa bashki të kategorisë së dytë apo të tretë, por ata do hanë bar, dhe kjo jo pse do Edi Rama mos t’u japë para, por se është një premtim dhe paralajmërim i amerikanëve me gojën e zyrtarëve të lartë. Koha e Sali Berishës dhe skotës së tij ka mbaruar, përfshirë edhe ca ndjekës të tij, pasi siç thotë një proverb tropojane: Në kohën kur i gjithë fshati ka lëshuar qentë të kapin ujkun, mos e lyej prapanicën me dhjamë ujku se pastaj e ha edhe ti për ujk.

Next Post
“Zhaklin Lekatari do ketë punë atë natë…”/ Luizi rendit banorët që nuk do ftojë në dasmën e tij me Kiarën. Reagon Kristi

“Zhaklin Lekatari do ketë punë atë natë...”/ Luizi rendit banorët që nuk do ftojë në dasmën e tij me Kiarën. Reagon Kristi

Comments 1

  1. PRoShi says:
    3 years ago

    Bravo !
    Më pëlqeu mbyllja!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In