• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Thirr o Genti o Genti, ishte bërë akull”/ Ndërroi jetë pas problemeve me dhëmballën, flet nëna e 32-vjeçarit të ndjerë

by
24/12/2022 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Kolonjë, ku një 32-vjeçar ndërroi jetë pas problemeve me dhëmballën.

Prindërit e Genti Ihsaj nga fshati Kagjinas i Kolonjës, kanë rrëfyer momentet e fundit të të birit, që sipas tyre ndërroi jetë pas mjekimit që kishte marrë. Me lot në sy Dashamir dhe Shega Ihsaj tregojnë se 32-vjeçari nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë, vetëm ditët e fundit ankohej nga dhimbja e dhëmbit.

“Djali erdhi nga Erseka një ilaç me pluhur e kishte pirë në Erseka ndërsa 3 lloj me kokrra që i kishte marrë më pas i piu në shtëpi, erdhi nga ora 10 nga 10 e 30 i piu.

Atë pluhurin që piu në Ersekë ai e kish bërë shpellë, djersë.

Ne dentisti vajti, ja kishte dhënë edhe recetën, Lenci (dentisti) i kishte dhënë recetë dhe pastaj djali vajti në farmaci dhe i mori.

Kishte shqetësime nga dhëmballa dhe koka thoshte më dhemb shumë, ishte bunavitur edhe nga gusha.

Sa erdhi zbriti nga makina dhe e ndërruan se ishte bërë ujë në djersë.

Kur erdha unë nga lopët që ishte ora 15 e 30 ,16:00 djali po rrinte në ballkon dhe më foli, hë me mami mbarove andej, mbarove me lopën?

Sa hoqa çorapet i hodha dhe bukë qenit, as 5 min nuk qëndrova jashtë, kur hyra në kuzhinë unë djali ishte shtrirë aty.

Thirr o Genti o Genti e fërkova nga duart, ishte bërë akull djali nga duar, as mu përgjigj asgjë pastaj ngrita kujën dola u thirra komshinjve aty ta merrnin djalin ta shpinin në Ersekë se thashë mbase nuk është aq keq.

Lajmëruan nja dy djem ambulancën, e nxorën me makinë dhe rrugës e kishin gjetur ambulancën.

Lindi djali qëkur ishte fëmijë dhe derisa u bë 35 vjet djalë, nuk ishte shtruar një herë në spital, s’kishte bërë asnjë gjilpërë në trup, nuk ankohej për gjë edhe gripërat atë rrallë e zinin.

Djali të mërkurën ishte edhe në punë, por nuk e kishte kaq saç e kishte dje të ënjtur, ne i thoshim ik në Ersekë mos hajde në shpi, shko vizitohu.

Ne kërkojmë të zbardhet e drejta e djalit”, tha nëna e 32-vjeçarit.

/e.d

Next Post
Ilir Paja vrau ekuadorianin për…/ Historitë kriminale dhe të arratisjeve të bujshme të njeriut ‘ufo’ që do të vuajë dënimin e Italisë

Ilir Paja vrau ekuadorianin për.../ Historitë kriminale dhe të arratisjeve të bujshme të njeriut 'ufo' që do të vuajë dënimin e Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com