• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thika po zëvëndëson stilolapsin në shkolla

by Artur Ajazi
13/12/2024 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sërish sherr me thika në shkollat tona. Kësaj here në Cakran të Fierit. Në fshat dhe jo në qytet. Duket se kjo gjë u kthye në fenomen, dhe kërkon masa drastike nga qeveria. Duhet futur në lojë Policia e Shtetit. Çdo minutë vonese, është me pasoje jete për nxënësit. Si ka mundësi, thika po zëvëndëson stilolapsin në shkolla. Kuptohet jo në masë, por mjafton mentaliteti që kanë shumica e nxënësve sot. Marrin para çdo mëngjes nga prindërit me preteksin se “do të ha diçka në pushim”, dhe nxitojnë dhe blejnë thika.

E tmerrshme. Si ka mundësi të ndodhë kjo gjë ? E nisim nga familja. Eshtë pikërisht familja, e cila ka marrë sot “grushte të fuqishme” nisur nga rrethanat dhe kondicionet e sistemit demokratik, nga ku ndodhin çdo ditë divorce, sherre mes bashkëjetuesve, burrit dhe gruas në syrin e fëmijëve, kushtet ekonomike, dikush të mira dhe dikush mundohet ti rrisë ato. Shoqëria  dhe veçanarisht familja, po përjeton gjendje ‘shoku’, dhe ata që e pësojnë janë fëmijët, brezat e rinj. Nuk lind kriminel fëmija, ai bëhet rrugës, nga mungesa e edukimit, shkollimit, nga mungesa e socializimit, etj. Ka prindër sot që nuk dinë të merren me edukimin, apo dhe e mbyllin brënda katër mureve fëmijën derisa ai del “nga veza”, dhe pastaj turret mbi veset e këqija. Mungon edukimi nga familja, e cila transformohet në mosedukim në shkolla, pasi vështirësohet gjithë procesi.

Gjatë vitit 2024, ka patur shumë raste kriminale në shkolla. Ka pothuajse çdo vit. Drejtorët dhe mësuesit, ku nuk mungojnë edhe prindërit, kërkojnë vazhdimisht prani policore në dyert e shkollave, por deri sot gjithçka ka dështuar. Qeveria dhe kryeministri Rama, e kanë gati për zbatim projektin e sigurisë në shkolla. Ai projekt nuk duhet të vohohet asnjë ditë më shumë, pasi po shohim të agravojë situata kriminale në shkollat e vendit. Masa drastike duhet të merren  nga Drejtoritë Rajonale të Arsimit, në bashkepunim me Policinë e Shtetit, në drejtim të rritjes së sigurisë në shkolla, duke nisur nga kontrollet e përditshme të çdo nxënësi, kryesisht atyre problematikë.

Duhet të futet në shkolla jo vetëm sistemi kamerave, por edhe “Thyerja e Notë në Sjellje”, deri në përjashtim. Masat disiplinore të shoqëruara me masa ligjore, duhen zbatuar pa asnjë vonesë në shkolla. Qeveria dhe strukturat e saj, i kanë të gjitha mundësitë logjistike dhe ligjore ti bëjnë “ZAP” elementët problematikë në shkolla. Kjo edhe për faktin sepse ata duhet të edukohen sot, sepse nesër patjeter do të jenë “gjahu” i grupeve kriminale. Thika në shkolla nuk duhet të zëvëndësojë kurrë stilolapsin tek nxënësit. Strukturat e shtetit në rrethe, duhet të dalin në terren, në tregje dhe dyqane lagjesh, dhe të penalizojnë ata që shesin thika dhe doreza metalike. Brezi i ri është në rrezik të madh.

Masat nga qeveria duhet të shoqërohen me iniciativa edhe nga vetë shkolla, për të vënë para përgjegjësive familjet e nxënësve problematikë. Dërgimi i tyre në Shkolla Riedukimi (si dikur) mbetet zgjidhja më e mirë, për ti futur ata në rrugën e mbarë. Nuk mund të tolerohet më kjo situatë alarmante, duke regjistruar dhe evidentuar autorët dhe viktimat e krimeve në shkolla.

Next Post
“Nga ana e organeve shtetërore nuk kemi pasur transparencë”, avokati i familjes së Martin Canit: Kërkojmë pamjet filmike të ngjarjes

Thika me të cilën u vra Martin Cani është përdorur vetëm nga autori, zbardhet ekspertiza për ngjarjen te “Fan Noli”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In