Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për ‘shkatërrim prone’ në Kukës.
Mësohet se J.H., banues në fshatin Bushat, ka thyer me sende të forta xhamat e Zyrës së Pritjes të Qytetarëve në Komisariatin e Policisë.
Sakaq, ai gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe ka tentuar të godasë pounonjësit e policisë.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” e mbetur në tentativë, shtetasin J. H., 37 vjeç, banues në fshatin Bushat, pasi ka thyer me sende të forta xhamat e Zyrës së Pritjes të Qytetarëve në Komisariatin e Policisë Kukës dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe ka tentuar të godasë punonjësit e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.
/b.h