• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Theu masën e sigurisë/ Arrestohet në Lushnje Bardhok Planaj, iu sekuestrua pallati 2 mln euro

by Java News
29/10/2019 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte vendosur nën arrest shtëpie në qytetin e Shkodrës, arrestohet nga policia në Lushnjë.

Bardhok Planaj, është arrestuar në Lushnjë mesditën e sotme pas informacionit të marrë nga Policia e Shkodrës se Planaj kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

“Më datë 03.12.2018 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër është lëshuar urdhër-ekzekutimi në bazë të vendimit penal nr.1168, datë 29.11.2018, në të cilin është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Bardhok Planaj për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave dhe stampave” dhe “Ndërtim i paligjshëm”. Është bërë sekuestro preventive e një pallati 10 katesh me vlerën 2 milion euro”, sqaron Policia.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër ushtroi kontroll në banesën e tij por Planaj nuk u gjet.

Policia e Shkodrës e shpalli në kërkim dhe pas informacioneve të marra, në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës bëri kapjen dhe arrestimin në qytetin e Lushnjës të shtetasit Bardhok Planaj, për veprën penale  “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Por kush është Bardhok  Planaj?

I njohur si ‘kumbari’ i Shkodrës më datë 03.12.2018 ai u arrestua me akuzat e pastrimit të parave, falsifikimit dhe ndërtimit të paligjshëm, ndërkohë që iu sekuestrua një pallat 10 katësh me vlerën 2 milionë euro, por edhe disa makina luksoze.

Katër vite më parë Pllanaj trazoi politikën pasi opozita akuzoi maxhorancën se biznesmeni i cili kërkohej nga policia si i dyshuar për transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike drejt Italisë, operacioni i koduar “Laguna e Vilunit”, ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.

Bardhok Pllanaj qëndroi vetëm pak ditë në burg pas arrestimit ne dhjetor te 2018, pasi gjykata e ndryshoi masën e sigurisë pas komplikacioneve në zemër.

Pronat në total që i është sekuestruar Bardhok Pllanajt në 2018-19
Apartamentet dhe bodrumet në pallatin e sekuestruar në dhjetor

I.             Pasuri të paluajtshme:
1)            Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 20 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3704
2)            Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 46,8 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
3)            Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
4)            Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
5)            Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 943,7 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
6)            Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 1255,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200, fituar sipas lejes së legalizimit nr. 92580, datë 21.01.2015.
7)            Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 548,65 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
8)            Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 103 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
9)            Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
10)          Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
11)          Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
12)          Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
13)          Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 317,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
14)          Pasuria ndodhur në Dobraç, Njësi 198,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3204
15)          Pasuria ndodhur në Dobraç, truall 922 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator sipas ref.3213 (kontratë këmbimi nr. 499/259, datë 12.02.2015 (mbi këtë truall pozicionohet objekti i legalizuar sipas ref.3200)
16)          Pasuria ndodhur në Guci e Re, tokë arë 620 m2 në pronësi të Bardhok Planaj.
17)          Pasuria ndodhur në Pulaj-Plazh, truall 8675 m2 në pronësi të Bardhok Planaj sipas ref.2087
II.            Pasuritë e luajtshme
1)            Automjet Toyota Hilux në pronësi të shtetasit Bardhok Planaj
2)            Automjet Volksvagen Golf.
3)            Automjet BMW.

g.kosovari

Next Post
Dënohen me nga 2 vite burg 3 gjyqtarët e Durrësit që panë ‘El Classico’ me paratë e biznesmenit

Dënohen me nga 2 vite burg 3 gjyqtarët e Durrësit që panë 'El Classico' me paratë e biznesmenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundi i qytetarit demokratik në Shqipëri!

December 23, 2025
‘Ku ka shqiptarë, ka shpirt kuqezi’, Spiropali viziton Komunën e Tetovës: Qendër dinamike arsimore dhe kulturore

‘Ku ka shqiptarë, ka shpirt kuqezi’, Spiropali viziton Komunën e Tetovës: Qendër dinamike arsimore dhe kulturore

December 23, 2025
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

December 23, 2025
Prokuroria Speciale e Kosovës aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim pasurie

Prokuroria Speciale e Kosovës aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim pasurie

December 23, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

“Protesta” për të mbrojtur pushtetin brenda opozitës

December 23, 2025
Dorëheqja e Gjekmarkaj/ Berisha: Pranoj kritikat për firmat për Shabanin, por jo largimin e deputetëve nga partia

Berisha urdhër të prerë deputetëve të PD: Nuk do dilni në emisione pa marrë leje dhe përballë analistëve

December 23, 2025
Si u transformua lumi i Gjanicës në Fier: Nga gangrenë mjedisore në…

Si u transformua lumi i Gjanicës në Fier: Nga gangrenë mjedisore në…

December 23, 2025
FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

Protesta e PD para Kryeministrisë/Analisti: Aktivitet partiak, jo revoltë qytetare! Nuk prodhoi asgjë

December 23, 2025
Analisti ironi me protestën e PD: U nisën të heqin Ramën, por hoqën Salianjin nga..

Analisti ironi me protestën e PD: U nisën të heqin Ramën, por hoqën Salianjin nga..

December 23, 2025
Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore?! Paralajmërimi i Kinës: Do të sillte fatkeqësi në botë!

Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore?! Paralajmërimi i Kinës: Do të sillte fatkeqësi në botë!

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com