• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thesari i Tutankhamonit, ar dhe mister

by Java News
24/03/2019 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thesari i Tutankhamonit, ku më shumë se 150 objekte do të zbulohen në Grande Halle de la Villete, në Paris, përmban pasuri të paçmueshme dhe është i mbuluar nga një aureolë misteresh.

Një thesar i paprekur

Në nëntor të vitit 1922, pas gjashtë gërmimeve të pasuksesshme, arkeologu britanik Howard Carter dhe financuesi i tij Lordi Carnarvon zbuluan një varr të padukshëm në Luginën e Mbretërve pranë Luksorit, në Egjiptin e Epërm.

Thesari funeral është i paprekur dhe i shpërndarë në pesë dhomat e varrit, me 4 500 objekte (mobilje, bizhuteri, statuja) shumë prej tyre në ar të pastër.

Varri i faraonit të ri është i vetmi varr i Egjiptit të lashtë që ka dhuruar një thesar të tillë.

Varret e panumërta të faraonëve dhe zbulimeve të asaj kohe, janë plaçkitur gjatë mijëvjeçarëve.

”Në zbulimet e rëndësishme përfshihen një shtrat prej druri, i stolisur me një kokë luani, një qerre dhe një kamë me dorezë ari e punuar nga hekuri i meteoritit”, sipas studiuesve.

Sarkofagu spektakolar në kuarc te kuq ka mbajtur tre arkivole të mbivendosur brenda njëra-tjetrit, ku i fundit prej të cilëve (110 kilogramë) në ar të kulluar, strehoi mumjen e Tutankhamonit.

Por, pjesa kryesore e thesarit është një maskë funerale prej ari që peshon më shumë se 10 kilogramë, e mbuluar me lapis-lazuli dhe gurë të tjerë gjysmë të çmuar.

Ajo u dëmtua në vitin 2014 kur mjekra e rreme, simboli i të gjithë faraonëve u shkëput, gjatë punimeve në muzeun e Kajros.

Duke kërkuar dy muaj punë restaurimi, një ekip ekspertësh gjermanë e ngjitën mjekrën me një shtresë të madhe të ngjitësit universal Epoxy.

Enigma e “fëmijës faraon”

Tutankhamoni, faraoni i dinastisë XVIII egjiptiane, i cili vdiq në moshën 19-vjeçare, ishte shumë pak i njohur deri në zbulimin e varrit të tij.

Që atëherë, fati i “fëmijës faraon”, i cili vdiq pas adoleshencës, i ka hipnotizuar egjiptologët, të cilët janë përballur me enigma të shumta rreth rrethanave të vdekjes dhe origjinës së tij.

Testet kanë vërtetuar se babai i Tutankhamonit ishte faraoni Akhenaten, burri i mbretëreshës legjendare Nefertiti.

Megjithatë, ajo nuk është nëna e Tutankhamonit.

Nëna e faraonit të ri, është motra e babait të tij.

Analiza gjenetike tregon një përputhje të grupit të gjakut mes prindërve.

Thuhet se ishte në moshën nëntë vjeçare, rreth vitit 1333 para Krishtit, kur Tutankhamoni u ngjit në fronin e Egjiptit të Epërm dhe të Ulët, por vitet dhe datat ndryshojnë nga një specialist në tjetrin.

Vendi pastaj vjen nga një periudhë e trazuar, e shënuar nga vullneti i Akhenatonit për të krijuar një formë të monoteizmit me perëndinë e diellit Aton-in.

Ardhja në pushtet e princit të ri i lejon adhuruesit e Amonit të rimarrin kryesine dhe të rivendosin hyjnitë tradicionale.

Tutankhamoni do të ishte martuar me gjysmëmotrën e tij, Ankhsenpaamon-en.

Martesa midis vëllait dhe motrës ishte e zakonshme në Egjiptin e faraonëve. Çifti nuk ka asnjë pasardhës të njohur, por dy mumje të fëmijëve të vdekur, janë gjetur në varrin e mbretit të ri.

Rreth shkaqeve të vdekjes së tij kanë qarkulluar disa teori te tilla si sëmundje, aksident me qerre ose vrasje.

Në vitin 2010, testet gjenetike dhe studimet radiologjike zbuluan se adoleshenti në fakt kishte vdekur nga malaria e kombinuar me infeksionin e eshtrave. Mbreti i ri çalonte nga një këmbë për shkak të nekrozës së kockave dhe sistemi i tij imunitar ishte i dobët.

Një thesar i mallkuar? 

Disa muaj pas zbulimit të pabesueshëm, miti i mallkimit të faraonit, i cili prekte ata që hapën varrin, merr formë kur financuesi i kërkimit, Carnavon, vdiq në prill të1 923 nga Sepsis, pas një prerje me infeksion.

Legjenda gjithashtu ushqen një seri vdekjesh të tilla si ajo e Carter, i cili vdiq nga kanceri në 1939 në moshën 64-vjeçare, pa përfunduar botimin e librit të tij mbi varrimin, ndërkohë që i kishte kushtuar 10 vite të jetës së tij.

Një shpjegim për disa vdekje mund të qëndrojë në ekzistencën e kërpudhave toksike brenda varrit.

Agatha Christie do të frymëzohet nga mallkimi i Tutankhamonit për një nga novelat e saj më të famshme “Aventura e varrit egjiptian”.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/10 vjet në NATO, ambasada e SHBA-së tregon disa fakte interesante të ushtrisë shqiptare

VIDEO/10 vjet në NATO, ambasada e SHBA-së tregon disa fakte interesante të ushtrisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

January 2, 2026
Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat

January 2, 2026
Po i hedh benzinë zjarrit”/ Shfuqizimi i urdhrave për antisemitizmin, Izraeli akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut

Po i hedh benzinë zjarrit”/ Shfuqizimi i urdhrave për antisemitizmin, Izraeli akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut

January 2, 2026
Sektori minerar në ‘lupën’ e inspektorëve gjatë 2026-ës për pagimin e taksave, tatimet: 268 mln € gjoba

Sektori minerar në ‘lupën’ e inspektorëve gjatë 2026-ës për pagimin e taksave, tatimet: 268 mln € gjoba

January 2, 2026
Zelensky njofton kreun e ri të shërbimit të Inteligjencës Ushtarake në Ukrainë

Zelensky njofton kreun e ri të shërbimit të Inteligjencës Ushtarake në Ukrainë

January 2, 2026
Ngjeshet kalendari i ndeshjeve në 2026-n, për herë të parë UEFA aplikon një format të tillë, ja kur dhe si do të luajë Shqipëria

Ngjeshet kalendari i ndeshjeve në 2026-n, për herë të parë UEFA aplikon një format të tillë, ja kur dhe si do të luajë Shqipëria

January 2, 2026
“Punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët në Orikum: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

“Punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët në Orikum: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

January 2, 2026
Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

January 2, 2026
Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

January 2, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

Zgjidh Kosovën!

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com