Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Kosovë.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në Mitrovicë.
Mësohet se Policia ka arrestuar të dyshuarit ku bëhet fjalë për tre persona të tjerë.
Policia e ka konsideruar këtë rast si tentativë vrasjeje.
Të plagosurit mëshet se kanë marrë mjekim në spitalin e Mitrovicës dhe më pas janë dërguar për kujdes intensiv në QKUK, në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikëku dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes është sekuestruar një sasi e substancave narkotike të dyshuara si marihuanë.
Organet hetimore po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/a.r