Dy aktivistë të Vetëvendosjes në Kosovë janë therur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ku sipas mediave kosovare mësohet se aktivistët janë sulmuar nga disa persona përpara selisë së Vetëvendosjes.
Nga të dhënat e para raportohet se përleshja ka ndodhur mes disa pjestarëeve të një familje nga Drenica dhe disa aktivistëve të VV-së.
Policia ka konfiskuar një automjet tip “BMË” me ngjyrë të bardhë, në cilësinë e provës materiale.










