Një burrë ka therur me shpatë një femër për vdekje në mes të një sheshit në Beijing të Kinës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja sipas të cilave autori në momentin e krimit thirri “I Urrej Amerikanët”.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të njohur të shopping-ut dhe jetës së natës në kryqeytetin kinez. Duke përdorur një shpatë të gjatë gati një metër, autori i cili është identifikuar si ‘Gao’ paraprakisht para se t’a sulmonte viktimën dhe burrin e saj, ai e kishte pyetur nëse burri i saj ishte amerikan. Por burri i saj është identifikuar se është francez dhe quhet Mariaud Romain.
Viktima është artistja e tatuazheve Gu Wenqing 28 vjeç, nga provinca Shandong. Ajo është varrosur ditën e djeshme në Beijing. Motra e viktimës, Gu Wendi, ka konfirmuar se motra e saj nuk ka pasur asnjë lidhje ndonjëherë me sulmuesin i cili ishte parë duke qëndruar në këtë zonë me shpatë në dorë, për tri ditë me radhë para se të ndodhte aksidenti.











