Theodhor Masllavica është zgjedhur Presidenti i ri i Federatës së Peshëngritjes. Me 19 vota nga 21 anëtarët e federatës, Masllavica merr detyrën pas skandaleve të dopingut që sollën edhe dorëheqjen e Elez Gjozës.
Theodhor Masllavica thotë se ka për qëllim të veprojë me dorë të hekurt ndaj këtij fenomeni.
“Do të ketë analiza edhe për aktivitetet kombëtare dhe natyrisht ato ndërkombëtare”, u shpreh Thedhor Masllavica, President i Federatës së Peshëngritjes.
Rivali i Theodhor Masllavicës në këto zgjedhje të jashtëzakonshme Ilirjan Topuzi e pranoi menjëherë rezultatin.
Shqipëria u përfaqësua në Europianin e zhvilluar pak ditë më parë në Rumani pa peshëgritëse femra, pasi Romela Begaj dhe Evangjeli Veli rezultuan pozitive në kontrollet antidoping. Në këtë aktivitet Briken Çalja fitoi 3 medalje të arta.
a.ç