Themeluesi i lëvizjes anti-islame PEGIDA, Lutz Bachmann është gjobitur me 9.600 euro për shkak të ofendimit të myslimanëve dhe nxitjes së dhunës dhe urrejtjes.Gjykata në Drezden të Gjermanisë gjobiti 43 vjeçarin Bachmanna me 9.600 euro.
Themeluesi i PEGIDA-s është gjobitur për shkak të ofendimit të myslimanëve dhe të huajve në komentet që publikoi kohet e fundit në Facebook.
Bachmann po ashtu është gjobitur për shkak se ka nxitur opinionin në dhunë kundër myslimanëve dhe të huajve, citohet Express.
Lideri i PEGIDA-s gjykimin kundër tij e ka cilesuar si “show politik” ndërsa avokatja e tij, raporton aa, tha se ai nuk ka shkruar porosi ofenduese porse profili i tij në Facebook është “sulmuar”.
Lëvizja PEGIDA ashpër kundërshton politikën liberale migruese të kancelares gjermane Angela Merkel, falë së cilës vitin e kaluar në Gjermani arritën më shumë se një milion azilkërkues.
PEGIDA ka arritur që në tubimet e saj të mbledh edhe deri në 25 mijë persona, ndërsa interesimi filloi të bie pasi mediet shkruan për deklaratat e tij shumë raciste dhe “selfieve” në të cilat kishte flokë dhe mustaqe si të Hitlerit. (b.an)









