• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Themeluesi i PD: Berisha komunist edhe sot. Basha kopje e tij, ndërkombëtarët, nuk i besojnë. Partia më dhimbset

by Java News
01/05/2024 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Themeluesi i PD-së, Edmond Trako ka deklaruar në emisionin “Real Story” që Sali Berisha është komunist dhe në ditët e sotme. Ai ka theksuar se Lulzim Basha është kopje e Berishës dhe ndërkombëtarët prandaj nuk i besojnë.

Sakaq, Trako ka thënë se i dhimbset Partia Demokratike, pasi ka arritur në një situatë skandaloze, ku nuk mban më ujë pilafi.

“Na drejtonte një komunist, që vijon të jetë komunist dhe përpos tij kishte edhe shumë komunistë të tjerë atje brenda. Jo më kot insistonim që të bënim dekomunistizim, por ishte e kotë. Kërkonin të hiqeshin tituj “Hero i popullit’ për Enverin, por ishin të kota të gjitha. Tema e zgjedhur është shumë e përshtatshme, ka ardhur momenti që nuk mban më ujë pilafi, PD ka arritur në një situatë skandaloze, më dhimbset.

Kriza me të vertetën që ka patur gjithmonë PD, e kam quajtur në mënyrë figurative, si tumori brenda PD, që e kam thënë se do hapë metastaza dhe do shkatërrojë PD dhe Shqipërinë, dhe më është thënë shprehja nga Saliu që ‘ti nuk je Kasandra’, por koha tregoi se ashtu ndodhi. Sa herë kam patur mundësinë për të thënë të vërtetën nuk ia kam përtuar, edhe pse në disa raste ka patur cmim të lartë, ashtu sikundër dhe në momente me risk për PD, deri edhe jete, unë u caktove në Shkodër kur atje u vranë 4 vetë. Nuk e mendova që pas një viti e ca, i zhdukur, zotëria i gjumit do vinte, do dilte, dhe do ta vidhte drejtimin e PD me truket manipulative që ka bërë jo për rastësi, 4 herë rresht nën drejtimin e maestros së trukimeve Jemin Gjana, që me të ndjerin Olldashi që e mundi në këtë mënyrë, më pas vijoi me Selamin, më pas vijoi me z.Kadilli, Elezi dhe i katërti Gjergji.

Kur vjen puna për PD ai bëhet aq i fortë dhe i egër nga Berisha. Mora pjesë në mbledhjen e famshme që bëri te Asllan Rusi, doja të flisja po nuk më dhanë fjalën, ika më pas se e pash që ishte një shoë i pështirë, dhe ishte prap edhe një herë kriza me të vërtetën. Ishte një skenar që e kisha parë e stërparë, një film i parë, ndër vite dhe nuk mund të isha në simbiozë me ta. Dhe që atëherë iu thash siç më mbështeta, do më keni përballë sa mundem. Dhe iu thash suportin që proklamoni se do keni nga ndërkombëtarët, mbajeni mend që nuk ka për ta patur. Ato që demonstroi te Asllan Rusi ishin ‘fake’ të gjitha dhe koha e tregoi kur në DASH i thash Bejkos në telefon, as derën nuk i hapën. Dhe ajo që i vuri vulën ishte vizita e Blinken. Pra suportin nga ndërkombëtarët e kishte të deklaruar nga unë prej kohësh se nuk do jetë ky personi që do i besohet rotacioni në Shqipëri”, u shpreh Trako./m.j

Next Post
“Ta bëjmë natën ditë”/  Berisha kërkon qeveri teknike, lutet për pjesëmarrje në protestë: Rikthim i opozitës në pushtet

“Ta bëjmë natën ditë”/ Berisha kërkon qeveri teknike, lutet për pjesëmarrje në protestë: Rikthim i opozitës në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In