Endira Bushati ishte një nga emrat që u lakua në media si pjesë anëtarëve që po themelojnë partinë e re ‘Bindja Demokratike’. Por në një reagim në faqen e saj në Facebook, ish-kryetarja e AMA-s dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike e mohon. Ajo thotë se vijon që të jetë kundër mënyrës sesi Basha po e drejton PD-në, por sado që mundë të mbështesë projekte të reja është e fokusuar te karriera akademike dhe profesionale.
“Për shumë kohë, kam folur e shkruar mbi median dhe rolin e saj në Shqipëri, për mënyrën se si “shiten” lajme pa u verifikuar dhe pa më të voglën etikë profesionale….Ka rreth 2 orë që gazetarë, kolegë e miq, më njoftojnë se unë qenkam “themeluese” e një partie….Nuk po u vë faj për një arsye të thjeshtë: Është e vërtetë që unë jam shprehur kundër mënyrës së drejtimit të PDsë nga Lulzim Basha….
Vazhdoj t’u qëndroj të gjithave çfarë kam thënë që pas humbjeve të zgjedhjeve të 2017! Dhe kam pasur bindjen, që herët a vonë, vakuumi i krijuar në frontin opozitar do të plotësohej me forca të tjera politike….Por….(dhe ka një “por” të madhe)….Sado që unë, mund të mbështes apo përkrah, programe, njerëz, projekte….Më duhet të sqaroj se aktualisht jam tërësisht e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale….” shkruan ajo.
/a.meta