• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Thellësisht të prekur për jetët e humbura”, DW: Valë solidariteti me Shqipërinë nga Europa

by Java News
26/11/2019 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë vjen një valë solidariteti nga Europa. Kancelarja Merkel i ka ofruar ndihmë emergjente Shqipërisë. Shumë vende të tjera fqinje e europiane tregohen solidare me Shqipërinë.

Pas fatkeqësisë së tërmetit në Shqipëri, Bashkimi Europian ka reaguar zyrtarisht përmes Federica Mogherinit, zëvendëspresidente e BE dhe e ngarkuara në largim për Politikën e Jashtme si edhe komisionerit të BE, Christos Stylianides duke shprehur tronditjen për tërmetin shkatërrues që ka shkaktuar viktima në Shqipëri.

“Shprehim ngushëllimin e thellë për njerëzit dhe auoritetet e shtetit. BE qëndron në solidaritet me Shqipërinë dhe është gati të ofrojë ndihmën e saj”. Mekanizmi Europian për Mbrojtjen e Civilëve dhe Qendra Koordinuese për Rastet e Emergjencave të BE ( ERCC) kanë ofruar ndihmë dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare.

Ndihmat e para janë nisur ndërkohë drejt Shqipërisë. Sipas njoftimeve të autoriteteve shqiptare, fqinjët e Shqipërisë, Italia dhe Greqia kanë nisur avionët me ndihma në Shqipëri. Edhe Kosova po ndihmon. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli shkruan, se “Kosova ka dërguar njësitë e saj për të ndihmuar autoritetet në këto momente të vështira”.


Autoritete të larta nga Kosova kanë bërë të ditur dërgimin e forcave të ushtrisë dhe emergjencës.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sipas njoftimeve, ka vënë në përdorim mekanizmin e ndihmës së emergjencës. Njoftimi vjen nga zyra e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Edhe Mali i Zi dhe Serbia janë të gatshme të ndihmojnë Shqipërinë. Nga Mali i Zi dhe nga Serbia janë nisur dy ekipe të specializuara për shpëtimin në raste katastrofash. Nga Rumania janë nisur ndërkohë dy aeroplanë ushtarakë shpëtimi, pritet të mbërrijnë në Shqipëri edhe ndihmat nga Turqia.

Reagime pas tërmetit në Shqipëri erdhën edhe nga Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Ai shkroi në twitter, se “jam thellësisht i prekur për lajmet e tërmetit shkatërrues në Shqipëri. E gjithë Europa është solidare me vendin dhe njerëzit. Mendimet tona janë me viktimat dhe të dashurit e tyre.”Solidaritet me Shqipërinë ka treguar edhe fituesi i zgjedhjeve të fundit në Austri, dhe ish-kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz. “Mendimet e lutjet e mia janë me shqiptarët, veçanërisht me familjet e viktimave të tërmetit. Ne jemi të gatshëm për ndihmë”.

Edhe kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borissov, i cili ka telefonuar kryeministrin Rama për të ofruar ndihmë, shkruan në twitter se e ndan dhimbjen me shqiptarët në këtë ditë të vështirë dhe shprehim shpresën për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve e restaurimin e dëmeve materiale. Jemi gati të ndihmojmë”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po ashtu ka ofruar ndihma në një telefonatë me kryeministrin Rama. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov shkruan se “jam thellësisht i prekur për lajmin e humbjes së jetëve në Shqipëri. Gati të ndihmojmë”. /DW/

Next Post
“Thellësisht të prekur për jetët e humbura”, DW: Valë solidariteti me Shqipërinë nga Europa

U nxorr e gjallë nga rrënojat, ndërron jetë në spital nëna 30-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

January 19, 2026
Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

January 19, 2026
Kapsula e kthimit Shenzhou-20  zbret në Tokë

Kapsula e kthimit Shenzhou-20 zbret në Tokë

January 19, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

January 19, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

January 19, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In