• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“The Times” për Vjosën: Ujë i kristaltë e degëzime të bardha për rafting

by A R
14/06/2023 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Uji i kristaltë dhe degëzime të bardha: Parku i parë Kombëtar i lumit të egër në Evropë për rafting”. Ky është titulli kryesor që prestigjiozja “The Times” i kushton vendit tonë. Më tej britanikja shkruan se në Shqipëri gjenden përrenj me shumë adrenalinë, male të shenjta dhe një lumë i pazbutur, ja si është të prekësh aventurën në lumin e Vjosës në Shqipëri.

“The Times” përshkruan me detaje lundrimin me gomone apo kajaket për  rafting duke e konsideruar këtë sport si një festë në ujërat e pastra që të rrëmbejnë në furinë e lumit të egër të Evropës.

Adrenalina në këtë lumë unik siç është Vjosa të shton rrahjet e zemrës duke e bërë këtë shëtitje padyshim të paharrueshme.  Në artikullin e “The Times” shkruhet se Vjosa mbetet e paprekur dhe në asnjë pikë përgjatë gjithë lumit nuk ka kanale, devijime, sikurse asnjë digë të mundshme. Britanikja rikujton dhënien e statusit si Parku i parë Kombëtar i lumit të egër në Evropë.

Në brendësi të shkrimit nënvizohet se Vjosa është vetëm një nga mrekullitë e shumta të eksploruara gjatë itinerarit të rafting. Pas udhëtimit plot adrenaline në një fshat malor të vogël, turistët provuan një vakt tërësisht me produkte bio të rritura në tarracat e fshatit. Më tej një shëtitje poshtë malit të shenjtë të Tomorrit dhe akomodimi në Bujtinat aty pranë. Britanikja “The Times” shkruan se lumenjtë e Shqipërisë mbeten padiskutim xhevahirët e saj duke u krahasuar me lumenjtë në veri të Kanadasë.

“The Times” zbulon Shqipërinë përmes turizmit të aventurës, të përvojave unike të rafting në ujërat e Vjosës. Kështu u shpreh edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale shkrimin e botuar në faqen e internetit te medias britanike.

/a.r

Next Post
VIDEO / Makina del nga rruga në Bulqizë, plagosen nënë e bir

VIDEO / Makina del nga rruga në Bulqizë, plagosen nënë e bir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In