• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“The Telegraph”: 127 mln persona mund të “zhduken” nga liberalizimi i vizave

by A R
04/05/2016 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

127 milionë qytetarët nga Turqia, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia që do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, sipas një hulumtimi të bërë nga “The Telegraph” mund thjesht të zhduken sepse Bashkimi Evropian nuk ka një sistem për të zbuluar vizitorët që tejkalojnë kohën e qëndrimit në vendet e BE-së.

Komisioni Evropian pritet sot të rekomandojë dhënien e të drejtave për të lëvizur pa viza për 75 milionë qytetarët e Turqisë, si pjesë e një marrëveshje mes BE-së dhe Ankarasë për të sistemuar emigrantët sirian.

Planet janë që rekomandim për liberalizim të vizave të jepet edhe për 52 milionë qytetarë nga Ukraina, Kosova dhe Gjeorgjia në bazë të një kufizimi radikal për këto shtete.

BE planifikon të vendos një numër të caktuar të qytetarëve që kërkojnë azil, e nëse ai numër tejkalohet BE të ketë të drejtë ta suspendoj liberalizimin e vizave.

Qytetarët e këtyre vendeve mund të qëndrojnë në zonën Shengen ( që nuk përfshihet Britania) për 90 ditë si vizitë turistike ose 180 ditë për biznes.

BE-ja sipas gazetës britanike e ka pranuar se nuk ka një mënyrë sistematike që identifikon nëse qytetarët e këtyre vendeve e tejkalojnë qëndrimin e tyre në Evropë.

BE-ja pret që pas liberalizimit të vizave për këto shtete të pres mbi 250 mijë njerëz çdo vit si vizitor të vendeve evropiane.

Kjo oër shkak se hyrja në zonën e lirë të udhëtimit Shengeen është ende e regjistruar vetëm me një vulë në pasaportë dhe asgjë me tepër.

Nuk ka asnjë bazë të dhënash të centralizuar që ndahet mes 26 vendeve të cilat kanë hyrë apo e kanë lënë zonën Shengen. Përderisa disa vende kanë të ruajtura bazat e të dhënave, qytetarët mund të lëvizin lirshëm nëpër Evropë duke shkuar nga një vend në vendin tjetër.

Bashkimi Evropian i ka thënë ‘The Telegraph” se është duke punuar në krijimin e një “super-kompjuteri” në të cilat do të hynë të gjitha të dhënat për hyrje-daljet e vizitorëve që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Zyrtarët e BE-së kanë fajësuar qeveritë e ndryshme kombëtare që kanë bllokuar këtë projekt që ka nisur në vitin 2012.

Deri atëherë qytetarët që nuk janë banorë të Bashkimit Evropian por që mund të udhëtojnë në vendet e BE-së pa viza mund ta shkelin kohën e qëndrimit në ndonjë shtet evropian duke pasur pak fat në kufij të ndryshëm.

Timothy Kirkhope, një ish-ministër i emigracionit në BE ka thënë se BE-ja në fakt nuk e ka asnjë ide të saktë sesi do të mund t’i kthente qytetarët që shkelin kohën e qëndrimit.

“Be nuk e di saktësisht se si do të veprojë nëse një qytetar e shkel këtë kohë. Do të angazhojë polici ekstra për t’i arrestuar apo vetëm do të pres që ata të lajmërohen vet apo të zihen në ndonjë vepër”, thotë ish-ministri.

E ka media të ndryshme evropiane që kanë nisur të shtrojnë dilemat nëse liberalizimi i vizave për këto vende është gjë e duhur apo jo, pikërisht për shkak të mungesës së një forme specifike që do të mund ta rregullojë kohën e qëndrimit të qytetarëve që nuk janë pjesë të BE-së./Express/a.m.

Next Post

Elton Çiço jepte pará me fajde, një tjetër pistë hetimi për policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In