• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

The Sunday Times, jehonë gjyqit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Ata janë heronj të Kosovës

by Java News
16/04/2023 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në një shtet të vogël ku Blair dhe Clinton ideolizohen, një histori suksesi i NATO-s po kërcënon të bëhet shumë i thartë”. Kështu e nis artikullin e saj, gazeta britanike, “The Sunday Time”, kushtuar procesit gjyqësor në Dhomat e  Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve.

E përjavëshmja britanike “The Sunday Times“, i ka kushtuar një artikull të gjatë, fillimit të procesit ndaj ish drejtuesve të UÇK-së, të akuzuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit,  nga Zyra e Prokurorit të Specializuar  të Kosovës në Hagë.

Artikulli i cili i dedikohet  ish-drejtuesit politik  të UÇK-së, e më vonë pas çlirimit, President e Kryeministër i Kosovës,  Hashim Thaçit, i cili mbahet në  paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, së bashku  edhe  me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, rikujton gjithë këtë  situatë, e cila paradoksalisht fillon me intervenimin e NATO-s në Kosovë në mars të vitit 1999.

Autori i artikullit, gazetari Matthew Campbell, rikujton se bombardimet ishin të definuara si përgjigje kundrejt krimeve serbe të luftës dhe mizorive të Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që ridefinoi ndërhyrjen ushtarake të Perëndimit si ndërhyrje në baza humanitare.

Mes të tjerave, në artikullin e titulluar- “Ata janë heronj kombëtar të Kosovës-tani të akuzuar për krime lufte”, gazeta përmend se si udhëheqësit britanikë dhe amerikanë –  ish kryeministri Tony Blair dhe ish presidenti Bill Clinton – nderohen si heronjë në Prishtinë.

Në këtë rast, përmendet statuja e  Clintonit në “Bulevardin Bill Clinton” dhe me pagëzimi i fëmijëve kosovarë me emrin “Tonibler”.

“Në një shtet të vogël ku Blair dhe Clinton janë idhuj, historia e suksesit të NATO-s po kërcënon të bëhet shumë e thartë”, shkruan “The Sunday Times”.

Mes atyre që citohen, është edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në një  intervistë për “The Sunday Times”, ai ka thënë  se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë rolin e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e Kosovës dhe intervenimin e NATO-s.

“Ne kurrë nuk do ta harrojmë rolin e veçantë që kishte Mbretëria e Bashkuar në ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb”, citohet Kurti, duke shtuar se –“shpresoja që ish-kryeministri britanik (Tony Blari v.j) të vinte në Kosovë për të festur ‘Ditën e Çlirimit”. 

Pas publikimit të këtij artikulli, të njëjtin e  ka ndarë në llogarinë e tij në Twitter edhe Kryeministri Kurti, duke njoftuar se ka pasur bisedë me autorin e tij, gazetarin  Matthew Campbell.

“Është kënaqësi të flas me Matthew Campbell për artikullin e sotëm. Diskutuam për mirënjohjen e Kosovës ndaj Britanisë së Madh, për rrezikun që Serbia të shfrytëzojë Dhomat e Specializuara për të rishkruar historinë dhe Rusia ta shohë Ballkanin si një front kundër NATO-s”, deklaron kryeministri Kurti

Gjithashtu, në artikullin e publikuar, kryeministri Kurti citohet të ketë shprehur shqetësimin se procesi gjyqësor mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”.

“Unë mbështes llogaridhënien për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërkohë që Serbia jo vetëm që ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

Ai më tej ka shprehur bindjen se  Kremlini ka parë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor një “front të dytë” të mundshëm kundër NATO-s pas pushtimit të Ukrainës.

“Kosova është një histori suksesi i NATO-s, rusët duan që ajo të dështojë”, ka thënë Kryeministri Kurti.

Gazeta rikujton se forcat serbe ishin përgjegjëse për shumicën dërrmuese të mizorive në Kosovë dhe ndërsa disa u gjykuan në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, shumica e atyre që ishin përgjegjës për spastrimin etnik, përdhunimet dhe krimet e tjera në Kosovë, nuk janë dënuar kurrë.

Të njëjtin artikull e ka publikuar edhe gazeta “The Sun”, me titullin “Ata çliruan Kosovën, e duan Perëndimin…tani akuzohen për krime të luftës”./ RTK

Next Post
Nis punën reaktori më i madh bërthamor në Evropë

Nis punën reaktori më i madh bërthamor në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In