“The Sun” raportoi gabimisht një lajm, sipas të cilit thuhet se Duka i Edinburghut ka vdekur, pak para takimit emergjent të thirrur nga Buckingham Palace.
Sipas mediumit tjetër britanik “DailyMail”, sipas të cilit “The Sun” kishte postuar një lajm me titullin: Princi Philip vdiq në moshën 95-vjeçare,…”.
Ky lajm, thuhet të jetë publikuar nga ky medium gabimisht përpara se Pallati Buckingham të njoftojë se Duka i Edinburgut, i cili është 95 vjeç, nuk do të kryejë angazhime publike nga vjeshta e këtij viti.
Ndërsa ky lajm u hoq me shpejtësi nga faqja e internetit, ai vazhdoi të shfaqej në kërkimet e Google.
Po sipas “DailyMail”, edhe mediat franceze gjithashtu botuan gabimisht lajmin në mënyrë të gabuar duke njoftuar se Princi Philip kishte vdekur.