• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“The New York Times”: Shqipëria mes 10 vendeve ideale të vitit 2019

by A R
15/12/2019 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista prestigjioze “The New York” ka renditur Shqipërinë ndër 10 destinacionet më magjepsëse të këtij viti.

Kjo revistë e rendit Shqipërinë mes destinacioneve të tjera si Maroku, Greqia dhe Finlanda duke e cilësuar vendin tonë si parajsën e radhës në Europë për adhuruesit e artit nga e gjithë bota.

Këtë vit, New York Times ka përshkruar jo vetëm distanca të mëdha, por edhe hapësira kohore, duke vizituar vende ku u krijuan disa nga kulturat më të lashta në botë, nga Lugina e Draa-së në Marok, e cila dikur sundohej nga mbretërit Berber, deri në Itaka të Greqisë, për të cilën thuhet se ka qenë atdheu i dashur i Odisesë . Ashtu si ai, një shkrimtar arriti të gjejë rrugën e kthimit deri atje, ndërsa dikush tjetër i kaloi ditët duke bërë not në ujërat blu të thellë përreth bregdetit të egër të Milos.

Edhe të tjerët gjetën bukuri dhe paqe në ishuj, përfshirë ishujt e largët rustikë Aland në Finlandë, ku gjithkush ka mundësi të takojë shpendë të egër dhe kuajt që kullosin.

“Pastaj ka nga ato destinacione, si Tirana, Shqipëria  e cila është gati të shndërrohet në  parajsën e radhës në Europë për adhuruesit e artit nga e gjithë bota”, shkruan “The New York Times”.

Revista shkruan se, Shqipëria megjithëse është përtej detit nga thembra e Italisë, mund të duket si një nga kufijtë e fundit të Europës.

Ndërsa vija e saj bregdetare 265 milje e gjatë tërheq pushuesit, kryeqyteti i vendit, Tirana, po shndërrohet gjithnjë  e më  shumë  në  një qendër kozmopolitane ku përplasen epokat. Shqipëria qëndroi mbi katër shekuj nën sundimin e Perandorisë Osmane përpara se të bëhej një shtet komunist deri në vitin 1991.

Qysh atëherë, shumë vendas janë rikthyer dhe është vetëm çështje kohe momenti kur ky vend do të përballet me një valë mërgimtarësh të huaj nga diku tjetër. Këtu do të gjeni rreshta me pemë akacie dhe vreshta në Fermën Uka, jashtë qytetit, ku mund të  shijoni një pamje të Parkut Kombëtar të Malit Dajt nga distanca.

Next Post
I plas arma e gjahut në dorë, plagoset rëndë 21-vjeçari në Poliçan

Ndërron jetë në Pogradec i moshuari, policia arreston shoferin pas aksidentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In