• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

The Guardian/ Studimi në 99 milionë persona: Zbulohen dy efekte anësore të rralla nga vaksinat anti-COVID

by Java News
22/02/2024 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy efekte anësore të reja, por jashtëzakonisht të rralla, të vaksinës anti-COVID – një çrregullim neurologjik dhe inflamacion i palcës kurrizore – janë zbuluar nga studiuesit që kanë punuar në studimin më të madh për sigurinë e vaksinës deri tani.

Studimi i më shumë se 99 milionë njerëzve nga Australia, Argjentina, Kanada, Danimarka, Finlanda, Franca, Zelanda e re dhe Skocia ka konfirmuar sa të rralla janë ndërlikimet nga vaksina, me studiuesit që konfirmuan se përfitimet e vaksinave anti-COVID prapë se prapë “ua kalojnë rreziqeve”, raportoi The Guardian.

Studiuesit që ishin pjesë e Rrjetit Global për të Dhënat e Vaksinave përdorën të dhëna shëndetësore në sistemet elektronike për të krahasuar normat e 13 sëmundjeve të trurit, gjakut dhe zemrës te njerëzit pasi morën vaksinën Pfizer, Moderna ose AstraZeneca, me shkallën që mund të pritej që këto sëmundje të ishin prezente në popullsinë para pandemisë.

Studimi konfirmoi me një nivel të lartë saktësie lidhjet e njohura mes vaksinave mRNA (Pfizer dhe Moderna) dhe efekteve të rralla anësore të miokarditisit dhe perikarditit (të dyja sëmundje të zemrës).

Konfirmoi gjithashtu sindromën Guillain-Barre (ku sistemi imunitar sulmon nervat) dhe trombozën e sinusit venoz cerebral (një lloj mpiksje gjaku në tru) si efekte të rralla anësore të lidhura me vaksinën AstraZeneca.

Por, një efekt i ri anësor e i rrallë, encefalomieliti akut – inflamacion dhe ënjtje në tru dhe palcë kurrizore – u identifikua në analizën e të dhënave si efekt i lidhur me vaksinën AstraZeneca./m.j

Next Post
“Deri tani, 18 miliardë euro për rajonin” / Samiti i Investimeve në Ballkan, Rama më 26 Shkurt në Londër

Drejt anëtarësimit në BE, Rama: E vetmja rrugë që e kemi zgjedhur të lirë! Unike ajo që kemi bërë në luftën kundër korrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In