• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“The Guardian”: Rreziku nga “korrigjimi i kufijve”

by A R
03/09/2018 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“The Guardian” ka shkruar një artikull rreth korrigjimit potencial të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, si ide për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve.

Gazeta britanike ka theksuar se përkundër faktit se qëndrimet amerikane kanë ndryshuar gjatë administratës së fundit, ideja për ri-organizmin të kufijve është duke hasur në kundërshtime si brenda edhe jashtë Ballkanit.

Plani për t’i ri-definuar kufijtë e Kosovës është duke u përballur me një mori kritikash brenda republikës, rajonit dhe më gjerë.

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq kanë sugjeruar se një shkëmbim territoresh mund të jetë pjesë e një marrëveshje që do të hapë rrugën për një zgjidhje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kosova u shkëput nga Serbia në vitin 1999 dhe ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008, të cilën Beogradi ende nuk e ka njohur. Thaçi dhe Vuçiq janë takuar rregullisht nën patronazhin e shefes për politikë të jashtë të BE-së, Federica Mogherini, për të arritur një marrëveshje që mund t’i jap Kosovës një ulëse në OKB dhe t’i vendos të dyja vendet më afër BE-së, transmeton Klan Kosova.

Megjithëse as Thaçi dhe as Vuçiq nuk i kanë bërë të ditura akoma detajet e planeve të tyre. Në një diskutimi të mbajtur në Austri gjatë javës së kaluar, të dy kanë pohuar se ndryshimet kufitare ishin pjesë e diskutimit. Një ndryshim ndoshta do të përfshinte shkëmbimin e territorit të Serbisë jugore, kryesisht të populluar nga shqiptarët etnikë, për pjesën e Kosovës veriore me një popullsi kryesisht etnike serbe.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, së fundmi ka deklaruar se Washingtoni nuk do të qëndronte në rrugë nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshje, duke përmbysur një politikë disavjeçare të ShBA-ve që vlerësonte se ndryshimet e mëtejshme kufitare në Ballkan janë të papranueshme.

Vuçiq është duke u përballur me shumë kundërshtime në Serbi pasi që disa e shohin një marrëveshje të tillë si pranim se Kosova është e humbur përgjithmonë. Gjithashtu ka kritika të forta brenda Kosovës, veçanërisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i referohej kësaj ideje si “ide katastrofike”. Në llogarinë e tij të Twitter ai ka shkruar se “Diskutimi publik mbi ri-dizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”.

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, e ka kundërshtuar një ide të tillë dhe tre ish-përfaqësues të lartë të Bosjnës i kanë dërguar një letër Federica Mogherinit duke i kërkuar asaj të mos mbështesë ndonjë plan që përfshin shkëmbim territoresh.

“Ne mund të themi se nuk mund të mendojmë për ndonjë politikë që ka më shumë gjasa të na çojë në ndarje dhe konflikt të Ballkanit sesa ai që tani po mbështetet nga disa”, shkruhej në letrën e Carl Bildt, Pedi Eshdaun dhe Kristian Shvarc-Shilling, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, ka frikë se thjeshtë duke e vendosur këtë çështje përsëri në tavolinë, do t’i nxitë ata që dëshirojnë të rihapin temat që tashmë janë të zgjidhura.

Në Maqedoni jetojnë një numër i madh shqiptarësh dhe ishte skenë e përplasjeve ndëretnikë gjatë vitit 2001. Politikanët kanë qenë të kujdesshëm për çdo marrëveshje që përfshin shkëmbim territoresh.

“Këto ide kanë lundruar nëpër të gjitha luftërat e Ballkanit dhe ky vend ka qenë gjithmonë shumë i vendosur në mbështetjen e zgjidhjeve politike ndaj problemeve që nuk kërkojnë kufij etnik. Ne duhet të kujtojmë se mizoritë më të mëdha u kryen me këtë qëllim, ose me atë justifikim në mendje” ka thënë ministrja e mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Šekerinska.

Një tjetër çështje kyçe është edhe Rusia. Vuçiç pritet të takojë dy herë presidentin rus Vladimir Putin në muajt e ardhshëm dhe deri më tash Moska ka dhënë pak shenja se a është gati të heqë kundërshtimin e saj të gjatë për pavarësinë e Kosovës.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se ishte çështje e Beogradit dhe Prishtinës të bien dakord për një marrëveshje, por theksoi se “marrëveshja duhet të pasqyrojë interesat e tyre./a.m.

Next Post
I vodhën çantën me miliona lekë një gruaje, kapen dy të miturit nga Vlora

I vodhën çantën me miliona lekë një gruaje, kapen dy të miturit nga Vlora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

February 28, 2026
Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

February 28, 2026
“Ulërima e luanit”/ Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë me raketa Iranin

“Ulërima e luanit”/ Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë me raketa Iranin

February 28, 2026
“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In