Turqia po sponsorizon Islamin jashtë vendit për të zgjeruar prestigjin dhe fuqitë e tij, shkruan “The Economist”, teksa i referohet ndërtimit të xhamisë në rrugën “George W. Bush” në Tiranë, afër Parlamentit të Shqipërisë.
“Kur të përfundojë, ajo do të jetë xhamia më e madhe në Ballkan, një nga projektet e financuara nga Turqia”, shkruan “The economist”. Drejtoria e Turqisë për marrëdhënie fetare ka ndihmuar në ndërtimin e më shumë se 100 xhamive dhe shkollave në 25 vende, mes tyre Bosnjë, Kosovë, Somali.
Kritikët dyshojnë se presidenti turk, Taip Erdogan, po vepron në këtë mënyrë për të ringjallur trashëgiminë mbretërore të vendit të tij në ish-vendet osmane. Laikët nacionalistë në Shqipëri, vend i cili ishte rreptësisht ateist nën periudhën komuniste, shtangen kur shohin se parlamenti do të ngjajë mjaft i vogël për shkak të xhamisë, ndërsa planifikuesit urbanë ankohen për formën “osmane” të projektit, shkruhet më tej në artikull.
“Megjithatë shumica e shqiptarëve janë dashamirës ndaj kësaj. Teksa qeveritë post-komuniste lejuan katolikët dhe ortodoksët të ndërtojnë katedralet në Tiranë, myslimanët u lanë jashtë në të ftohtë. Besimtarët janë lutur rregullisht jashtë, pasi nuk ka qenë e mundur që të futen të gjithë në xhaminë e vogël të shekullit të 19-të qytetit. Nuk është e qartë pse qeveria e Shqipërisë ka pritur deri në vitin 2013 për të miratuar një të re”, shkruan “The economist”.
Roli i Turqisë në islamin shqiptar shkon përtej ndërtimit të xhamive. Gjashtë nga shtatë seminaret islamike të vendit menaxhohen nga fondacione të komunitetit Gylen. Agjencia e Zhvillimit të Turqisë, TIKA, ka përfunduar 248 projekte në Shqipëri. Përveç ndihmës fiskale, shumë shqiptarë e mirëpresin ndikimin e Turqisë si një kundërpeshë ndaj përhapjes së militantizmit islamik. Gjatë 2015-ës në vizitën në Shqipëri për ceremoninë e përurimit të xhamisë së re, Erdogan u kërkoi mikpritësve të tij për të mbyllur shkollat e drejtuara nga gylenistët. Zyrtarët shqiptarë refuzuan kërkesën. Megjithatë, në Shqipëri dhe në vende të tjera, komunitetet myslimane që përfitojnë nga bujaria turke ende përballen me presione.
“Erdogan është duke i detyruar ata që të largohen”, thotë Kerem Oktem, një profesor i studimeve turke në Universitetin e Graz.
Në të vërtetë, muslimanët në Shqipëri janë shumë më pak besimtarë dhe më shumë pro-perëndimore se sa bashkëfetarët e tyre turq”, thekson “The economist”.
BW