• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Thatësira apo….? Thellohet misteri në kufirin polako-gjerman, qindra peshq të ngordhur në lumin Oder

by Java News
27/08/2022 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra tonë peshq mendohet të kenë ngordhur në lumin Oder, në kufirin midis Gjermanisë dhe Polonisë.  Ndërkohë, autoritetet lokale kanë paralajmëruar banorët të mos kenë kontakte me ujin, shkruan BBC.

Pavarësisht javëve të hetimit, ekspertët nga të dy vendet nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë saktësisht se çfarë e shkaktoi ngordhjen e peshqëve. Shkencëtarët dyshojnë se dikush e ka ndotur ujin me një substancë që duket se ka shkaktuar nivele të larta të kripës.

Kjo bëri që algat të gjenin terren dhe të lulëzonin. Sipas ekspertëve toksinat që ka lëshuar substanca kanë shkaktuar ngordhjen e peshqëve duke ndotur më pas ujin. Një reaksion zinxhir vdekjeprurës kimik, i cili, sipas tyre, mund të jetë përkeqësuar nga  verë e nxehtë dhe nivelet e ulëta të lumenjve.

Por ata ende nuk e dinë shkakun e vërtetë të fenomenit.

“Shkalla e kësaj fatkeqësie ekologjike është e paprecedentë në Poloni. Është një katastrofë. Ne kurrë nuk kemi gjetur kaq shumë krijesa të ngordhura, kaq shumë peshq të ngordhur, molusqe apo kërmij.

Është hera e parë që ndodh dhe është një paralajmërim serioz,” tha Andrzej Kapusta, ekspert nga Instituti i Peshkimit.

Policia ka intervistuar më shumë se 200 dëshmitarë dhe ka hetuar 12 vende.  Ata kanë ofruar madje një shpërblim prej më shumë se 200,000 eurosh për këdo që jep informacion që do të çojë në arrestimin e autorit.

Peshkatarët me të cilët folëm pranë Gliwice, të cilët na thanë se kishin parë edhe peshq të ngordhur në mars, shprehën skepticizëm nëse do të kapej personi përgjegjës.

“Dikush është përgjegjës, dikush është fajtor, por ndoshta nuk do ta zbulojmë kurrë se kush”, tha njëri prej tyre.

Hetuesit, megjithatë, kanë zbuluar rreth 300 tuba kanalizimesh të paregjistruara dhe po hetojnë rreth 60 prej tyre në lidhje me ngordhjet e peshqëve. Autoritetet në të dyja anët e Oderit kanë pranuar gabimet në trajtimin e çështjes, raporton abcnews.al.

Ekspertët, si Andrzej Kapusta, thonë se është e rëndësishme të rishikohet mënyra se si po menaxhohet lumi. Ata janë të shqetësuar se diçka e tillë mund të ndodhë përsëri veçanërisht në momente kur ende nuk dihet shkaku.

“Ne kemi nevojë për një sistem monitorimi të saktë, një monitorim online që do të informojë autoritetet adekuate sa më shpejt,” tha ai. “Në rastë të tilla nevojitet një përgjigje më e shpejtë për të parandaluar fatkeqësi të tilla.”

Do të jetë e vështirë që jeta të rikthehet në Oder, mbase do të kalojnë vite ndoshta dekada, përpara se lumi të kthehet në gjendjen e mëparshme.

g.kosovari

Next Post
Tentoi të djegë me benzinë ish të dashurën, gjykata lë në burg 25-vjeçarin Ardit Çela

Tentoi të djegë me benzinë ish të dashurën, gjykata lë në burg 25-vjeçarin Ardit Çela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In