• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Thatë se Berishës do t’i hiqej non-grata në dhjetor”, Pollo: Ashtu më tha ekipi i Trump… Nuk kandidoj më për deputet

by A R
21/02/2025 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Genc Pollo ka dhënë një intervistë, pasi në dhjetor kishte paralajmëruar heqjen e Non grata-s së Sali Berishës.

Ju thatë në dhjetor se Berishës mund t’i hiqej non grata. A ka sinjale konkrete se kjo mund të ndodhë?

Në dhjetor ju citova personalitete afër ekipit Trump që më thanë në konferencë se rishikimi i “përcaktimeve mos-hyrje në ShBA” ishte shumë i mundshëm. Por kjo bisedë ndodhi në nëntor dy javë mbas fitores së Trumpit. Në shkurt përcaktimi anti Berisha për amerikanët duket se është rrëzuar moralisht e praktikisht. Pse e them këtë? Para tre vjetësh në Tiranë Richard Grenell, i afërt me Trumpin ish president por asokohe qytetar privat amerikan tha se nuk kishte parë prova që justifikonin “përcaktimin” anti Berisha të Sekretarit të Shtetit Blinken sa ishte drejtor i agjencisë së zbulimit por edhe se evitoi takimin me  Berishën në përputhje me rregullat shtetërore amerikane.

Në shkurt 2025, Chris LaCivita, gjithashtu i afërt me Trumpin president dhe qytetar privat amerikan. Jo vetëm takoi Berishën, por firmosi kontratë me të dhe denoncoi “përcaktimin” e Blinkenit si veprim të turpshëm të segmenteve të kapura e të korruptuara në administratën Biden. Ju e shihni kontrastin në sjelljen e këtyre të dyve. Shkresa e Blinkenit de facto nuk konsiderohet më. Ndryshimin e bëri fitorja e Trumpit, që po sjell një erë lirie dhe drejtësie.

Berisha thotë se JD Vance në Mynih i referohej atij kur foli për burgosjen e liderit të opozitës.

Fjalimi i zv.presidentit JD Vance është një manifest i veçantë për demokracinë në Europë dhe liritë njerëzore. Meriton një shënim më vete. Ai bazohej në informacion të detajuar mbi ngjarjet e trendet në kontinentin tonë. P.sh. për Rumaninë e cila e shikuar nga Amerika është po aq sa Shqipëria. Në Evropë ka patur e ka disa procese gjyqësore të çuditshme kundër politikanëve të djathtë e opozitarë. Por i vetmi lider opozite që u burgos, me sa di unë është Berisha. Prandaj mund të thuhet me vërtetësi se JD Vance ju referua rastit Berisha tek qortonte erozionin e demokracisë. Ishte indirekt edhe një kritikë për ata liderë e politikanë evropianë që heshtin para këtij erozioni të demokracisë.

Një pyetje personale? Meqë zgjedhjet parlamentare mbahen mbas tre muajsh a po pregatiteni të kandidoni për deputet?

Jo, nuk kam ndërmend të kandidoj.

Vërtet? Pse kështu?

Po vërtet; kështu e kam ndarë mendjen që para katër vjetësh dhe ja kam thënë kujtdo që më ka pyetur. Jam zgjedhur në Kuvend për herë të parë në vitin e largët 1996; që atëhere deri në v2021 deputet bëhen 25 vjet. Nuk është e thënë të vazhdoj me të njëjtën gjë. Njeriu mund të bëj edhe gjëra të tjera interesante në jetë.

Si përshembull?

Projekte të ndryshme, më shumë lexime e shkrime; aktivitete me Paneuropën Shqipëri, një shoqatë që e kryesoj prej vitesh.

Po me PD?

Jam anëtar aktiv i seksionit të lagjes me znj. Rina kryetare; jam edhe në forume qëndrore por që nuk mblidhen dhe aq shpesh. Pastaj herë pas here dal në TV ku jap mendimet e mia për çështjet publike e që jo rrallë përputhen grosso modo me PD.

Next Post
“Vështirë pa të”: BE-ja shpreson në aktivizimin e udhëheqjes gjermane pas zgjedhjeve

“Vështirë pa të”: BE-ja shpreson në aktivizimin e udhëheqjes gjermane pas zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In