• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thaçi-Vuçiç, sot takimi në Bruksel, marrëveshjet që priten

by Java News
31/08/2017 07:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçic, takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Palët kanë paralajmëruar se takimi do të shënojë një fazë të re të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Dy presidentët do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, pas pajtimit të tyre, në muajin korrik, që të fillojnë përgatitjet për një fazë të re të dialogut”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.

Në takimin e 3 korrikut, Thaçi dhe Vuçiq kanë thënë se kanë rënë dakord që bisedimet të hyjnë në një periudhë të re, për të trajtuar çështje përtej atyre teknike. Thaçi ka shprehur bindjen se kjo periudhë e re do të çojë në pajtimin e dy vendeve dhe do t’i hapë rrugë së ardhmes evropiane. Kocijançiq ka paralajmëruar se në takimin e sotëm do të flitet edhe për zbatimin e marrëveshjeve që kanë arritur palët deri më tani.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013. Normalizimi është kusht për të dyja vendet që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian. Me procesin e deritashëm, Kosova ka siguruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur disa kapituj të negociatave për anëtarësim në bllok.

Vuçiq po ashtu ka paralajmëruar hapjen e një dialogu të brendshëm për Kosovën, me qëllim që t’i jepet fund, siç ka thënë ai, “qasjes mitike” ndaj saj. Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu nuk dihet. Kosova vazhdon të figurojë në Kushtetutën serbe si “pjesë e Serbisë”, ndonëse Vuçiq ka thënë se po shqyrton mundësinë e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të këtij viti.

Megjithatë, analistët në Prishtinë nuk presin që në një afat të shkurtër kohor të ndodhë ndonjë kthesë e madhe, që si rezultat do të sillte njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, në bazë të planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

ma.me

Next Post
Aksident në Shkodër, makina përfundon në kanal pas përplasjes

Fier/ Aksident fatal, zetori përplas makinën, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In