Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi është vërtetë diplomat “i zoti”. Në një prononcim në Paris, pas votimit në UNESCO, ka deklaruar se puna për raporte të mira me vendet e rajonit do të vazhdojë. “Ne do të vazhdojmë punën që të ndërtojmë raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit”, transmeton qik-u deklaratën e Thaçit. Thaçi ka thënë se delegacioni kosovar ka bërë maksimumin dhe ka marrë mbështetjen e shumicës së vendeve perëndimore. Ai e ka quajtur sukses numrin e vendeve që kanë votuar për Kosovën, duke thënë se kjo ishte një fitore morale, akademike dhe politike e vendit tonë. Ndërkohë ka akuzuar Serbinë për qasje fashiste.