Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë për Express se ka dhënë urdhër që me çdo çmim të mos lejohet hyrja e trenit serb në Kosovë. Ai deklaroi se ka thirrur Ministrin e Brendshëm, Skender Hyseni dhe Drejtorin e Policisë, Shpend Maxhunin.
“Duke vërejtur neglizhencën e autoriteteve unë sot kam ftuar ne zyrën time, duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë ne kuadër te kompetencave te mija për tëruajtur sovranitetin territorial dhe integritetin territorial, kam ftuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e policisë. Kam kërkuar prej tyre që të ndalojnë hyrjen e trenit në Kosovë menjëherë dhe me çdo çmim”, ka deklaruar Presidenti Thaçi.
Ai ka thënë se beson te autoritet e Kosovës se do të ndalin hyrjen e trenit serb në Republikën e Kosovës.
“Kam besim të plotë se autoritetet do ti kryejnë përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese. Institucionet duhet ti kryejnë këto përgjegjësi. Mjaft është mjaft. Do të ketë zero tolerancë ndaj Beogradit në cënimin e integritetit territorial të Kosovës”, ka thënë Presidenti Thaçi./a.m.