Presidenti Hashim Thaçi ka folur rreth pasojave që mund të ketë Kosova, nëse nuk tërheq taksën prej ndaj mallrave nga Serbia e Bosnje Hercegovina edhe pas kërkesë së SHBA-ve për shfuqizim të saj. Në një intervistë për “Radio Europa e Lirë”, Thaçi theksoi se në asnjë mënyrë nuk guxon të rrezikojë raportin me Amerikën për shkak të taksës. Sipas tij, asnjë axhendë nuk qëndron mbi interesat e partneritetit strategjik mes të dyja vendeve.
“Në asnjë çmim, në asnjë rrethanë nuk do të ketë refuzim të partneritetit. Dhe është jetike, përtej çdo politike ditore, bashkëpunimi strategjik dhe i përhershëm i miqësisë së thellë mes Kosovës dhe SHBA-së. Askush dhe asnjë agjendë tjetër nuk qëndron mbi interesat e partneritetit strategjik të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pra asnjë person dhe asnjë agjendë tjetër”, ka thënë Thaçi në intervistën për Radio Evropa e Lirë.
/a.meta










