• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi: SHBA ka rol kyç në marrëdhëniet me Serbinë

by Java News
16/06/2019 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë së fundmi një intervistë për të përjavshmen franceze“L’Express” nisur nga 20 vjetori i përfundimit të luftës me Serbinë.

Në intervistë, kreu i Kosovës ka folur për takimin në samitin e Parisit, marrëdhëniet Kosovë-Serbi si dhe liberalizimin e vizave.

Për sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, ai ka thënë se, nuk mund të ketë një marrëveshje nëse nuk ka mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Intervista e plotë:

L’Express: Këtë javë ju do ta festoni 20 vjetorin të përfundimit të luftës me Serbinë. Sa ka përparuar Kosova që nga ajo kohë?

Thaçi: Na kanë njohur mbi gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, jemi pjesë e më shumë se 200 organizatave ndërkombëtare. Që nga pavarësia jonë në vitin 2008, ne kemi ruajtur një normë vjetore rritjeje prej 4%. Mbesin ende shumë sfida: ne duhet të sigurojmë vende pune dhe prosperitet. Në shkallë ndërkombëtare, marrëdhëniet tona me Serbinë, por edhe me Bashkimin Evropian, janë çështjet tona kryesore.

L’Express: Më 1 korrik ju do të takoheni me homologun tuaj serb Aleksander Vuçiq, në Paris, nën patronazhin e Angela Merkel dhe Emmanuel Macron. Çfarë prisni nga ky takim?

Thaçi: Shpresoj që takimi do të hapë rrugën për një marrëveshje me Serbinë. Nëse nuk mund të krijojmë marrëdhënie të mira me Beogradin, atëherë ne kurrë nuk do të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian e as të NATO-s. Kjo është një mundësi e artë. Nëse e lëshojmë këtë mundësi, atëherë fëmijët tanë do të jenë ata që do të paguajnë për këtë humbje. Do të gjendeshim në një fazë të “konfliktit të ngrirë”, një situatë që do të kërcënonte të eskalonte në çdo moment. Kam besim në pragmatizmin dhe vizionin e Emmanuel Macron-it. Ai është i vetëdijshëm për çështjen dhe e di që është e rëndësishme për Evropën.

L’Express: Çfarë kompromisesh jeni i gatshëm të bëni?

Thaçi: Qëllimi im është të arrij një marrëveshje të favorshme reciproke. Por është e vështirë. Unë duhet t’i bind qytetarët e vendit tim që të normalizojnë marrëdhëniet me një shtet që vetëm njëzet vjet më parë po na vriste: 800 mijë njerëz u zhvendosën, 400 masakra, 20 mijë u përdhunuan, 1300 fëmijë u vranë … Pse ishin ata viktima të këtij gjenocidi? Vetëm sepse ishin kosovarë.

L’Express: A është shkëmbimi i territoreve me Serbinë ende temë e diskutimit?

Thaçi: Nuk është folur asnjëherë për shkëmbim territoresh, por kur bëhet fjalë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të gjithë e dinë se një nga temat kryesore për diskutim do të jetë demarkacioni i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk do të jetë çështje e lehtë për t’u zgjidhur, pasi është një çështje shumë e ndjeshme në Ballkan. Unë nuk kam qëllim që të ndryshoj kufij, por më tepër t’i hap ato, si kudo tjetër në Evropë.

L’Express: Kohëve të fundit ju keni deklaruar se evropianët janë tepër të ndarë për të arritur një marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës dhe se një ndërhyrje amerikane do të ishte e nevojshme. A mendoni ende kështu?

Thaçi: Askush nuk mund ta zëvendësojë Evropën në këtë proces paqeje; megjithatë, marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë është aq e brishtë sa që nuk mund të ketë një marrëveshje nëse nuk kemi mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Samiti i Ballkanit, i cili u mbajt në Berlin në fund të prillit, nuk solli asgjë konkrete. Ende nuk ishte bërë asnjë koordinim me Amerikën. Shpresoj që në samitin në Paris, në fillim të korrikut, gjërat do të jenë të ndryshme dhe se do të ketë koordinim të plotë midis Parisit dhe Uashingtonit.

L’Express: A mendoni se do të mund të hiqni regjimin e vizave?

Thaçi: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet. Kemi përmbushur 95 kritere. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian na kanë dhënë miratimin e tyre. Vendimi tani qëndron në duart e Shteteve Anëtare. Kosova është vendi më i izoluar në Evropë. Vetë kosovarët mendojnë se janë duke u trajtuar si qytetarë të klasit të dytë. Ne duhet të kemi durim. Ne nuk kemi ndonjë alternativë për BE-në. Por nëse nuk mund të arrijmë në një marrëveshje për vizat, atëherë ekziston një rrezik real për të parë ngritjen e nacionalizmit, popullizmit dhe ekstremizmit në Kosovë.

L’Express: Ka një nivel të lartë të korrupsionit në vend. A mendoni që kjo pengon liberalizimin e vizave?

Thaçi: Luftimi i krimit të organizuar është një nga kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian për të hequr regjimin e vizave. Disa vite më parë, ne zëvendësuam një të tretën e prokurorëve të Kosovës, me ndihmën e Brukselit. Sigurisht, mund të bëjmë më shumë. Por mos të harrojmë se, sa i përket sundimit të ligjit, ne kemi qenë nën mbikëqyrjen e OKB-së dhe atë të BE-së për 20 vjet. Ne jemi duke ushtruar një shtet ligjor që nga viti i kaluar. Si mund të kishim qenë në gjendje që për një kohë kaq të shkurtër të arrinim atë që organizata të mëdha ndërkombëtare nuk ishin në gjendje të arrinin në dy dekada?

L’Express: A jeni i brengosur që mund të akuzoheni nga Institucioni i Specializuar Gjyqësor i Kosovës i vendosur në Hagë, një gjykatë e krijuar për të trajtuar krimet e kryera gjatë konfliktit?

Thaçi: Jam shumë krenar që kam qenë udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Unë isha një nga themeluesit. Marrja e armëve në dorë për të luftuar regjimin e Millosheviqit ishte mënyra e vetme për të mbijetuar dhe mbrojtur popullin tim. Kosovarët janë të tronditur që nuk është arrestuar asnjë serb për gjenocidin që ndodhi në Kosovë. As unë, as shokët e mi të UÇK-së nuk kemi shkelur asnjë ligj të vetëm ndërkombëtar. Disa individë bënë gabime, megjithatë ato nuk janë ekuivalente me gjenocidin. Nëse gjykata e specializuar kërkon që unë të jap një deklaratë dëshmitari në Hagë, atëherë unë do të përgjigjem pozitivisht. Unë mund të ndihmoj drejtësinë dhe të vërtetën.

Next Post
‘Arena Kombëtare’ / Dalin pamjet brenda stadiumit, gjithçka drejt përfundimit

'Arena Kombëtare' / Dalin pamjet brenda stadiumit, gjithçka drejt përfundimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In