• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thaçi: SHBA-ja do përfshihet në dialogun Kosovë- Serbi

by Java News
03/10/2017 07:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfshihen drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi. Ky ka qenë premtimi që presidenti Thaçi ka marrë nga zv.presidenti amerikan Mike Pence.Në një intervistë dhënë për televizionin publik, Thaçi tha se temë e takimit ishte edhe formimi i ushtrisë, që sipas tij, do të ndodhë këtë vit.

Po ashtu Thaçi tha se ishin tri çështje të cilat i kanë diskutuar me zv.presidentin amerikan Pence.Çështja e parë, sipas Thaçit, është vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në këtë fazë të re për përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje historike të normalizimit dhe pajtimit me rolin udhëheqës te Bashkimit Evropian.“Ka ardhur koha që përfundimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës të involvohen direkt në dialogun Kosovë – Serbi.

Zv.presidenti Pence e ka konfirmuar përkushtimin dhe përfshirjen e tij personale dhe të Shtëpisë së Bardhë në këtë proces të rëndësishëm, që na jep më tepër siguri”, deklaroi ai.Presidenti tha se përfshirja direkte e SHBA-së në procesin e dialogut do të japë një kuptim të ri, do t’i japë një dinamikë të re dhe siguri për sukses përmbyllës të kësaj rrethane të re.

“Zv.presidenti Pence, edhe një herë e ka rikonfirmuar qëndrimin e SHBA-së, se Kosova si vend sovran ka të drejtë të themelojë Forcat e Armatosura, gjithashtu ka konfirmuar se Forca e Re Kosovës do jetë një forcë moderne e standardeve të NATOS dhe multietnike. Do të kryhen të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë dhe brenda vitit do të themelohen forcat e Armatosura të Kosovë”, shtoi Thaçi.

Ai tha se administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që Kosova ta përmbyllë sa më shpejt çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, marrëveshje që tani më është nënshkruar në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe është ratifikuar nga Mali i Zi.

“Për SHBA-të kjo çështje është e përmbyllur dhe kërkojnë prej nesh, prej Parlamentit të Kosovës që ta përmbyllim sa më shpejt në mënyrë që të lëvizim drejt progresit evropian, në veçanti drejt liberalizimit të vizave”, theksoi Thaçi, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Moti do të ketë surpriza, ja si pritet të variojnë temperaturat

Të martën, kthjellime dhe vranësira. Parashikimi për çdo zonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In