Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se Vatikani është afër njohjes së Pavarësisë së Kosovës.
Pas takimit me Papa Françeskun në Vatikan, Presidenti tha se në një të ardhme jo të largët, beson se Kosova do të njihet si shtet nga selia e shenjtë.
Thaçi edhe një herë theksoi se Kosova është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës në mes të popujve me përkatësi të ndryshme fetare dhe etnike.
‘Vatikani më ka pritur si President i Republikës së Kosovës dhe kjo ndodh vetëm në nivel bilateral, në nivelin më të lartë.
Ky nuk është takimi i parë i niveleve të tilla. Unë besoj se në momentin e duhur në të ardhmen jo të largët Vatikani do ta merr vendimin edhe zyrtarisht për njohjen e Kosovës.
Prandaj dua të besoj se edhe takimi me Kardinalin i ka shërbyer një perspektive më të shpejtë që do të çon drejt njohjes së Kosovës nga ana e Vatikanit”, tha Thaçi për televizionin publik kosovar. (b.an)